Shoqata e Botuesve të Kosovës do të organizojë panairin e 18-të të librit, i cili do të mbahet nga 7 deri më 12 qershor në ambientet e Pallatit të Rinisë.
Ky panair, do të ketë një varg aktivitetesh të cilat përkojnë me përvjetorë të personaliteteve letrare shqiptare dhe botërore si: 450-vjetori i lindjes së Pjetër Budit, 400-vjetori i vdekjes së Shekspirit, 400-vjetori i vdekjes së Servantesit, 150-vjetori i lindjes së Ndre Mjedës, 150-vjetori i lindjes së Andon Zako Çajupit, 100-vjetori i lindjes së Mbretëreshës Geraldinë, 100-vjetori i lindjes së Jusuf Vrionit, 100-vjetori i lindjes së Esad Mekulit, 90-vjetori i lindjes së Kasëm Trebeshinës, 80-vjetori i lindjes së Ismail Kadaresë, 80-vjetori i lindjes së Rexhep Qosjes, 80-vjetori i lindjes së Adem Demaçit.
Shoqata e Botuesve të Kosovës, për këtë vit ka paraparë informimin e përditshëm të vizitorëve, mediave, botuesve me informatorin e shtypur dhe digjital, përmes faqes www.panairilibrit.com.
Në kuadër të Panairit të Librit, SHBK-ja ka paraparë darkë solemne më 9 qershor në hotel Prishtina, ku do të nderohen me trofeun e Panairit, sipas vlerësimit të jurisë speciale, librat më të mirë në: Prozë, Poezi, Kritikë/studime letrare/eseistikë/publicistikë, Përkthim letrar, Projektin kapital, si dhe shpallet: Shkrimtari i vitit (letërsi shqipe), Shkrimtari i vitit (letërsi e huaj), stenda më e vizituar.
Panairi do të ketë edhe mysafirët e nderit, shkrimtarë të shquar shqiptarë dhe të huaj.
Ceremonia e hapjes do të bëhet më 7 qershor, në orën 18:00 në Pallatin e Rinisë, ndërsa do të mbyllet më 12 qershor, në orën 18:00.
Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë, nga 9.00-20.00, ku hyrja do të jetë falas për të gjithë të interesuarit.
Në Panair pritet të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Diaspora, ku do të prezantohen rreth 1,200 tituj të ri, ndërsa numri i titujve të viteve të fundit do të jetë rreth 4.500.
Panairin pritet ta vizitojnë rreth 38.000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës.
Foto: Arkiv
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistoria e shqiptares Laskarina Bubulina, Heroinës Kombëtare të Greqisë!
Qesh, bisedo dhe këndo me GPT-4o!
Poezia më e vjetër e dashurisë
Çështja kombëtare shqiptare si reagim ndaj çështjeve tjera kombëtare në Ballkan
Viti 1918: Fundi i Luftës së Madhe dhe paqja e padrejtësive
Jeta në komunizmin shqiptar
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3