Sot fillon zyrtarisht Takimi Ministror i OSBE-së në Shkup, kjo është agjenda
Maqedonia e Veriut është nikoqire e Këshillit të 30-të Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE, ku marrin pjesë rreth 1000 delegatë nga 57 vende anëtare të Organizatës dhe vende partnere.
Në hapje, sipas agjendës, fjalën hyrëse do të kenë edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, kryetarja e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Pia Kauma dhe Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së, Helga Shmidt.
Në margjinat e Këshillit Ministror të OSBE-së, Osmani do të zhvillojë disa takime bilaterale.
Në kuadër të Këshillit të Ministrave do të zhvillohen edhe disa ngjarje tematike të ndërlidhura, duke përfshirë nënshkrimin e Deklaratës për luftën kundër korrupsionit në Evropën Juglindore përmes kthimit të pronës dhe përdorimit të digjitalizimit, për të cilën përveç ministrit Osmani, nënshkrimet do të jenë edhe ministrat për punët e jashtme të Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Shqipërisë, Ivica Daçiq, Elmedin Konakoviq, Filip Ivanoviq dhe Igli Hasani.
Përveç kësaj, do të ketë ngjarje kushtuar sigurimit të llogaridhënies dhe kthimit të civilëve ukrainas të ndaluar, si dhe adresimit të ndikimit të ndryshimeve klimatike në sigurinë njerëzore.
Ndryshe mbrëmë filloi pjesa jozyrtare e Takimit Ministror të OSBE-së në Shkup. Në darkën joformale, morën pjesë Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Joseph Borrell. Prezent ishin edhe ministrat e jashtëm të vendeve anëtare. Jozyrtarisht, delegacioni rus nuk mori pjesë në darkën joformale.
Ndërkohë takimi zyrtarisht fillon sot, kur fillimisht do të votohet për agjendën, ndërsa gjatë ditës do të mbahen panele me tema të ndryshme, si digjitalizimi, ndryshimet klimatike e të tjera. Sot gjithashtu pritet të zgjidhet kryesuesi i radhës i OSBE-së. Derisa nesër në mëngjes është paralajmëruar miratimi i konkluzioneve të takimit ministror në Shkup, pas së cilës do të vijojë konferenca përfundimtare për media./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?
Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë
LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore
Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur