LAJMI I FUNDIT:

Sot është shorti i Ligës së Kampionëve – do të ketë grupe tërheqëse dhe një ekip që të gjithë duan ta shmangin

Sot është shorti i Ligës së Kampionëve – do të ketë grupe tërheqëse dhe një ekip që të gjithë duan ta shmangin

Shorti i grupeve të Ligës së Kampionëve zhvillohet sot (e enjte) nga ora 18:00 në Monaco. Gjatë shortit, 32 klube do të ndahen në tetë grupe të forta me nga katër.

Raundi i parë i ndeshjeve është më 19 dhe 20 shtator, ndërsa finalja më 1 qershor të vitit të ardhshëm në Wembley.


Kampioni në fuqi është Manchester City dhe llogaritet të jetë favoriti kryesor për të fituar titullin edhe këtë edicion.

Konfirmohen 32 ekipet që do të luajnë në Ligën e Kampionëve për sezonin 2023/24
Lexo po ashtu Konfirmohen 32 ekipet që do të luajnë në Ligën e Kampionëve për sezonin 2023/24

Pesë klube spanjolle në short

Spanja do të ketë pesë klube në short (Atletico Madrid, Barcelona, ​​Real Madrid, Real Sociedad, Sevilla). Anglezët përfaqësohen me (Manchester City, Manchester United, Arsenal, Newcastle), gjermanët me (Bayern, Borussia Dortmund, Leipzig, Union Berlin) dhe italianët (Napoli, Inter, Lazio, Milan) kanë nga katër klube.

Portugalia ka tre përfaqësuese (Benfica, Porto, Braga), dhe Franca (PSG, Lens) dhe Holanda (Feyenoord, PSV) kanë secila nga dy.

Austria (Salzburg), Skocia (Celtic), Serbia (Crvena Zvezda), Zvicra (Young Boys), Turqia (Galatasaray), Ukraina (Shakhtar), Danimarka (Copenhagen) dhe Belgjika (Antëerp) kanë secila nga një ekip në short.

Grupet janë bërë në mënyrë që një klub të tërhiqet nga çdo vazo dhe klubet nga i njëjti vend nuk mund të jenë në të njëjtin grup.

Për faktin se në grupin e dytë të fortë janë gjigantë si Real, United, Inter, Borussia, Arsenal dhe në të tretin, për shembull, Milan dhe Lacio, është e qartë se do të ketë grupe spektakolare.

Të gjithë duan të shmangin një ekip

Vazo e katërt zakonisht përbëhet me ekipe më pak të forta apo që nuk pritet të befasojnë. Megjithatë, aty gjendet ekipi i ‘minierës së arit’, Newcatle United.

Skuadra e madhe e krijuar nga miliarderët saudit është në grupin e fundit sepse prej vitesh nuk është në garat evropiane, por tashmë është aty dhe asnjë nga të mëdhenjtë nuk do ta dëshirojë në grup.

Në këtë vazo gjenden edhe Union Berlini, që ka befasuar dhe po beson në Bundelsiga.

Bayern Munic, Real Madrid, Milan dhe Newcastle mund të jetë një grup i mundshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

La Liga
Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

La Liga
Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

La Liga
Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur – ai donte ta mbronte Messin

Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur – ai donte ta mbronte Messin

La Liga
Kalo në kategori