eksperti ad

Kosova po përballet me temperatura të larta verore, ku gjatë ditës së sotme pritet të arrijnë deri në 35 gradë Celsius.

Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do të mbetet kryesisht me diell edhe në ditët e ardhshme.


Fotoreporteri i Telegrafit ka realizuar fotografi nga sheshet e kryeqyteti të cilat janë pothuajse të zbrazura shkak i temperaturave të larta.

Për shkak të vapës së madhe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin ekspozimin e gjatë në diell, veçanërisht gjatë orëve të mesditës, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të qëndrojnë në ambiente të freskëta.

Sipas IKSHPK-së, kujdes i veçantë duhet t'u kushtohet fëmijëve, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike, pasi temperaturat e larta mund të shkaktojnë dehidratim dhe probleme të tjera shëndetësore.

Ndryshe, IHMK ka njoftuar se nga mesi i javës pritet depërtimi i një mase ajrore më të freskët nga veriperëndimi i kontinentit.

Ky ndryshim do të sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave, shtim të paqëndrueshmërisë atmosferike, si dhe reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh./Telegrafi/