Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka njoftuar se për herë të parë në Kosovë ka nisur testimi i sistemit të rikthimit të shisheve të plastikës dhe qelqit.

Ky projekt pilot po zbatohet në kuadër të Sunny Hill Festival, ku po testohet funksionimi i këtij sistemi në praktikë, me mbështetjen e kompanisë norvegjeze “Tomra”.


Pacolli ka ftuar të rinjtë pjesëmarrës në festival që ta përdorin këtë sistem dhe të kontribuojnë në një menaxhim më të mirë të mbeturinave dhe mbrojtjen e mjedisit.

Në përfundim të festivalit do të ndahen edhe certifikata mirënjohjeje për pjesëmarrësit që kanë kontribuar më së shumti në procesin e riciklimit. /Telegrafi/