LAJMI I FUNDIT:

Sony dhe Honda mund të vendosin një PS5 në makinën e tyre të ardhshme elektrike, me sistem vetë-drejtues

Sony dhe Honda mund të vendosin një PS5 në makinën e tyre të ardhshme elektrike, me sistem vetë-drejtues

Sony dhe Honda po mendojnë të vendosin një PS5 në automjetin e tyre të ardhshëm elektrik të përqendruar te argëtimi, derisa po përgatiten të sfidojnë Tesla-n.

Duke folur për Financial Times, Izumi Kawanishi, presidenti i sipërmarrjes së përbashkët, tha se është “e mundur në mënyrë teknologjike” që Sony të integrojë platformën PlayStation 5 në makinën që synon të ndërtojë me Honda-n, transmeton Telegrafi.


Tesla filloi dërgesën e automjeteve të saj më të fundit Model S dhe X me ekrane më të mëdha horizontale vitin e kaluar dhe shtoi një çip grafik AMD RDNA 2 që CEO i Tesla-s, Elon Musk tha se është në nivelin e një PlayStation 5”, gjatë një demonstrimi.

Më shumë se një vit më vonë, premtimet e Musk për lojëra të mëdha si Cyberpunk 2077 dhe një demo për Steam në gusht nuk janë përmbushur ende, me lojën më të shquar që do të dalë në treg është 2D Sonic the Hedgehog origjinal.

Por Sony nuk po kërkon vetëm të injektojë lojëra në një makinë si Tesla. Plani është që të “zhvillohet një makinë si harduer që do të kujdeset për argëtimin dhe rrjetin që do të donim të ofrojmë”, tha Yasuhide Mizuno, kryetar i Sony Honda Mobility dhe zyrtar i lartë menaxhues i Honda Motor Co. Në fakt, automjeti i tij elektrik synohet të jetë një pajisje konsumimi i përmbajtjes por me rrota.

Një pjesë tjetër e enigmës që do ta zgjidh Sony dhe Honda Mobility është pjesa aktuale e lëvizshmërisë – dhe plani është që automjeti të bëhet autonom. “Për të shijuar hapësirën në makinën tuaj, duhet ta bëni atë një hapësirë ku nuk keni nevojë të vozitni”, tha Kawanishi, i cili gjithashtu pranoi se do të duhet një kohë e konsiderueshme për ta bërë këtë.

Kjo është një pjesë kryesore e arsyes pse Sony dhe Honda bashkuan forcat në fillim të këtij viti. E para jo vetëm që sjell argëtimin dhe softuerin, por edhe sensorët dhe teknologjinë e nevojshme për vozitje autonome, ndërsa Honda është padyshim e mirë në ndërtimin e makinave. Së bashku, ata shpresojnë të arrijnë sistemet e prodhuesve të tjerë të automjeteve, si përshembull sistemi “vetë-drejtues i plotë” i bazuar në vizion të Tesla-s që ka versione beta që funksionojnë në mbi 160,000 makina sot. /Telegrafi/