LAJMI I FUNDIT:

Sonte finalja e madhe, kush e fiton edicionin e tretë të Big Brother VIP Albania?

Sonte finalja e madhe, kush e fiton edicionin e tretë të Big Brother VIP Albania?
Foto: Big Brother VIP Albania/Nimi

Këto janë orët e fundit që shqiptarët mund të votojnë për të zgjedhur fituesin e Big Brother VIP 3.

Në prime-in e fundit të spektaklit janë shpallur 5 finalistët e këtij reality show me një shikueshmëri rekord në dy kanalet e transmetimit në Digitalb dhe në Top Channel.

Egla, Heidi, Juli, Meritoni dhe Romeo përfundojnë rrugëtimin e nisur që në janar dhe një prej tyre fiton sot çmimin e madh duke u zgjedhur i preferuari i publikut që ka edhe pak ore mundësi për të dhënë votat nga Shqipëria Kosova dhe shumë vende europiane.

Spektakli që finalizohet me kurorëzimin e njërit prej tyre është një fitore tjetër edhe për Top Channel që gjithnjë tejkalon veten në organizimin e përkryer të reality show me producentet e suksesshme Lori Hoxha dhe Sara Hoxha dhe nën drejtimin plot gjallëri dhe humor të Ledion Liços.

Të gjithë sytë e shqiptarëve janë sot para ekranit në ora 21:00 kur nis finalja e spektaklit me të madh televiziv të vitit në mediat shqiptare. Një finale e gjitha me surpriza siç vetëm Top Channel di t’i organizojë.

Gjithçka është gati, stafi realizues i Big Brother VIP po bën përgatitjet dhe provat e ndërsa banorët brenda shtëpisë po jetojnë së bashku orët e fundit të bashkëjetesës që nisi më 13 janar dhe mbyllet me një spektakël të madh mbrëmjen e sotme e do zgjasë deri në orët e para të së dielës.

Big Brother VIP 3 është një vazhdim dinjitoz i suksesit të dy edicioneve të para por që dalloi prej tyre për shikueshmerinë shumë më të madhe dhe për garën që zgjat e fortë deri në sekondën e fundit.

Kush do ta fitojë Big Brother VIP Albania 3?

Në trend Magazina

Më shumë
Lojtarët e Zvicrës festuan fitoren me familjarët e tyre - të afërmit e Granit Xhakës në tribuna, spikat gruaja shqiptare e Renato Steffen

Lojtarët e Zvicrës festuan fitoren me familjarët e tyre - të afërmit e Granit Xhakës në tribuna, spikat gruaja shqiptare e Renato Steffen

Magazina
Pas pushimeve në Maldive, Diola Dosti dhe Erolld Belegu vizitojnë qytetin e bukur të Ulqinit

Pas pushimeve në Maldive, Diola Dosti dhe Erolld Belegu vizitojnë qytetin e bukur të Ulqinit

Magazina
Miriam Cani bëri ndryshimin në flokët e saj, i menjëhershëm ishte reagimi i Albanit

Miriam Cani bëri ndryshimin në flokët e saj, i menjëhershëm ishte reagimi i Albanit

Magazina
Romeo Veshaj dhe Heidi Baci shijojnë pushimet në Spanjë

Romeo Veshaj dhe Heidi Baci shijojnë pushimet në Spanjë

Magazina
Vesa Smolica vihet në siklet kur pyetet nëse ka pasur ndjenja për Romeo Veshajn

Vesa Smolica vihet në siklet kur pyetet nëse ka pasur ndjenja për Romeo Veshajn

Magazina
U paragjykuan për diferencën në moshë gjatë Big Brother, Ilnisa dhe Meritoni shijojnë lidhjen jashtë: Përgjithmonë

U paragjykuan për diferencën në moshë gjatë Big Brother, Ilnisa dhe Meritoni shijojnë lidhjen jashtë: Përgjithmonë

Magazina
Kalo në kategori