LAJMI I FUNDIT:

Soni Malaj do të jetë nikoqire e “Miss Globe”

Soni Malaj do të jetë nikoqire e “Miss Globe”

Para disa ditësh, u njoftua se këngëtarja Soni Malaj do të eksperimentojë në një fushë tjetër.

Ajo do të jetë prezantuesja e këtij edicioni në “Miss Globe”.


Në intervistën e saj për ‘Pasditja ime’, Soni rrëfeu se sfida e saj më e madhe në këtë garë është që do prezantojë vetëm.

Ndërsa për konceptin që ka për të bukurën, Soni tha “Për femrën është shumë e çuditshme se sa relative mund të jetë bukuria. Përgjithësisht kam vënë re që ka pasur femra shumë të bukura por nuk kanë pasur vetëbesim dhe sikur është rrëzuar ajo bukuri”.

“Kam parë femra të tjera që nuk mund të jenë më të bukurat, por qasja në publik me njerëzit, vetëbesimi, delikatesa dhe humori kanë të bëjnë në atë që do të thotë ‘e bukur’. Nuk është klishe ajo që ‘një personalitet i bukur e rrit më shumë bukurinë’. Tek kjo shkoj dhe unë, sidomos tek femrat vetëbesimi ka të bëjë shumë”, tha ajo.

Ndër të tjera, Soni shtoi se do jetë sfidë e madhe për të që do të duhet të flasë në disa gjuhë që të kuptohet nga të gjitha vajzat.

“Normalisht që do vihen në testim gjuhët e mia të huaja. Truri im do të duhet të funksionojë në anglisht, frëngjisht, italisht, spanjisht dhe shqip atë ditë. Më pëlqejnë sfidat. Më pëlqen që të shkoj në ujëra të ndryshme artistike. Prezantimin e kam pasur gjithmonë dëshirë që të marr edhe profilin e një shougirl. Nuk them që nuk do jetë e vështirë, por e kam me pasion, nuk e kam detyrë”, tregoi Soni.

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Magazina
E dashura e Leonardo DiCaprio, Vittoria Ceretti, shfaq figurën mbresëlënëse me bikini të zeza, në një arratisje ekzotike

E dashura e Leonardo DiCaprio, Vittoria Ceretti, shfaq figurën mbresëlënëse me bikini të zeza, në një arratisje ekzotike

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
Kalo në kategori