Ka postuar disa foto në rrjetet sociale së bashku me bashkëshortin Mirko, derisa mendohet se ky ishte thjeshtë një sesion i fotografive.

Por jo, Soni ka menduar që në videon e saj të ardhshme të ketë edhe bashkëshortin, transmeton Telegrafi.


Këngëtarja ka zbuluar vetëm kaq duke e lënë befasi pjesën tjetër të projektit për publikun.

U fol shumë se çifti kishte një krizë në martesën e tyre, dhe kjo është një dëshmi se dashuria e tyre vetëm sa rritet çdo ditë. /Telegrafi/