LAJMI I FUNDIT:

Sondazhi nga Pyper: 54% e qytetarëve mendojnë se 10% i Trustit nuk do t’i ndihmonte ata të kalojnë krizat financiare të pandemisë

Sondazhi nga Pyper: 54% e qytetarëve mendojnë se 10% i Trustit nuk do t’i ndihmonte ata të kalojnë krizat financiare të pandemisë

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus” që transmetohet në RTV Dukagjini, ka vazhduar me sondazhin e radhës që lidhet me kizën financiare të shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Më shumë qytetarë të anketuar (54%) nuk mendojnë se tërheqja e 10% të kursimeve pensionale do t’i ndihmoj ata të kalojnë krizat financiare si shkak i COVID-19, derisa 46% mendojnë se tërheqja e këtyre mjeteve do t’i ndihmonte ta kalonin krizën.


Pjesa dërmuese e qytetarëve të anketuar (74%) mendojnë se tërheqja prej 10% e kursimeve pensionale duhet të rimbursohet nga shteti, derisa 26% e tyre mendojnë të kundërtën.

56% e qytetarëve mendojnë se Ligji për rimëkëmbjen ekonomike do t’i ndihmonte edhe qytetarët që kanë qenë pjesë e ekonomisë jo formale, derisa 44% mendojnë se ky ligj nuk i ndihmonë këta punëtorë.

Më shumë se gjysma e qytetarëve (67%) mendojnë se shuma prej 100 milionë eurove e projektuara për rimëkëmbje ekonomike nuk do të shkojë në destinacionin e duhur, derisa pjesa tjetër kanë besim se mjetet do të destinohen drejtë.

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)

Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij

Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij

Drejtësi
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën

Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën

Lajme
Analistët: Zhvillimet rreth Këshillit të Evropës rrezikojnë të ulin ritmin e integrimit evropian të Kosovës

Analistët: Zhvillimet rreth Këshillit të Evropës rrezikojnë të ulin ritmin e integrimit evropian të Kosovës

Lajme
Nënsekretarja amerikane e Shtetit viziton trupat amerikane të KFOR-it, sheh veriun nga helikopteri

Nënsekretarja amerikane e Shtetit viziton trupat amerikane të KFOR-it, sheh veriun nga helikopteri

Siguri
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Drejtësi
Kalo në kategori