LAJMI I FUNDIT:

Sondazhi: 76 për qind e të anketuarve nuk e duan Gazmend Muhaxherin në krye të LDK

Sondazhi: 76 për qind e të anketuarve nuk e duan Gazmend Muhaxherin në krye të LDK

Emisioni “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka organizuar një sondazh edhe për kandidatin e mundshëm për kryetar të LDK-së, Gazmend Muhaxherin.

Në pyetjen e parashtruar “A do e votonit Gazmend Muhaxherin kryetar te LDK-se?!”, në faqen e Facebook të emisionit kanë votuar 12,400 profile.


Në bazë të rezultateve të këtij sondazhi, 3 mijë persona  apo 24 % do ta votonin Gazmend Muhaxherin për kryetar të LDK-së, ndërsa 9,400 të tjerë apo 76% nuk do ta miratonin një kandidaturë të tillë, raporton Telegrafi.

Gazmend Muhaxheri i ndodhur në studion e emisionit, ka komentuar rezultatet e këtij sondazhi. Ai ka thënë se votat “kundër” kandidaturës së tij, janë bërë nga militantët e AAK-së.

“Nëse kanë votuar [votuesit e AAK-së] kanë gabuar, sepse Pejën nuk munden ta fitojnë nëse unë mbes atje”, ka shtuar me shaka Muhaxheri.

Muhaxheri ka thënë se zgjedhjen e kryetarit të LDK-së do ta bëjnë 355 delegatë të Kuvendit të Përgjithshëm.

“Debat Plus” ka organizuar sondazhe të njëjta edhe për dy përfaqësuesit tjerë të LDK-së që kanë qenë paraprakisht në emision, e të cilët janë përfolur si kandidatë të mundshëm për kryetar të LDK./Telegrafi/