LAJMI I FUNDIT:

Sondazh i ri në Mal të Zi: URA e Abazoviqit vetëm 4.4 për qind

Sondazh i ri në Mal të Zi: URA e Abazoviqit vetëm 4.4 për qind

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin javën e ardhshme në Mal të Zi, lëvizja “Evropa Tani” e presidentit të sapozgjedhur malazez, Jakov Milatoviq do të mbështetej nga 29.1 për qind e qytetarëve, tregoi hulumtimi i CEDEM-it.

Sipas këtij sondazhi, i cili u prezantua sot në Podgoricë, iniciativa qytetare e drejtuar prej Dritan Abazoviqit, URA do të merrte besimin e 4.4 për qind të qytetarëve.

Forumi Shqiptar do të mbështetej nga 1.9 për qind e qytetarëve, tregon anketa, raporton rtcg.


DPS e Milo Gjukanoviqit do të merrte 24,1 për qind dhe partia pro-serbe, Fronti Demokratik 13,2 për qind.

Pas tyre vjen Mali i Zi Demokratik, për të cilin do të votonin 11.1 për qind, Partia Boshnjake do të mbështetej nga 5.1 për qind.

Më pas, SDP do të mbështetej nga 2.1 për qind, SD me 1.9 për qind dhe SNP nga 1.9 për qind e qytetarëve të anketuar.

Partinë e Drejtësisë dhe Pajtimit do ta mbështesin 1.1 për qind e qytetarëve.

Ndryshe, zgjedhjet parlamentare janë caktuar për 11 qershor. /Telegrafi/