LAJMI I FUNDIT:

Solskjaer zbulon emrat e dy ish-bashkëlojtarëve që do t’i nënshkruante tani për Manchester Unitedin

Solskjaer zbulon emrat e dy ish-bashkëlojtarëve që do t’i nënshkruante tani për Manchester Unitedin

Ole Gunnar Solskjaer zgjodhi mesfushorin Roy Keane dhe sulmuesin Cristiano Ronaldon si dy ish-bashkëlojtarët që ai do të nënshkruante për Manchester Unitedin e tanishëm.

Trajnerit norvegjez iu bë pyetja hipotetike si pjesë e një pyetjeje dhe përgjigje të tifozëve për faqen zyrtare të klubit.

Mbështetësit pyetën se cila legjendë ndjen se do të futet në ekipin aktual të Unitedit së bashku me të tjerët si Bruno Fernandes dhe Marcus Rashford.

“Formacioni i ëndrrave” i Manchester Unitedit me tri transferime të reja në verë
Lexo po ashtu “Formacioni i ëndrrave” i Manchester Unitedit me tri transferime të reja në verë

Dhe menjëherë Solskjaer shkoi për mesfushorin agresiv Keane, i cili ishte kapiteni i tij frymëzues për shumë vite në Old Trafford.

Ai bëri shaka duke pasur rezerva nëse ai do të ishte në gjendje ta menaxhonte atë – duke pasur parasysh prishjen e marrëdhënieve të Keane edhe me Sir Alex Ferguson në fund të epokës së tij.

Ndërkohë, zgjidhja e tij e dytë nuk ishte askush tjetër përveç Ronaldos. Solskjaer ishte aty për të parë pjesët e hershme të rritjes së portugezit në një superyll dhe pesë herë fitues i Topit të Artë.

“Janë disa lojtarë me të cilët do të doja të isha në ekipin tim, natyrisht”, ka thënë fillimisht Solskjaer, sipas faqes zyrtare të Manchester Unitedit.

“Do të doja lojtarin Roy Keane, nuk jam i sigurt nëse mund ta menaxhoja atë!”.

“Do ta nënshkruaja atë çdo ditë të javës, Roy ishte me ndikim të madh, por unë luajta me Cristianon dhe ai ka qenë lojtari më i mirë në botë përkrah Lionel Messi për 10-15 vitet e fundit, kështu që Cristianon do ta zgjidhja”.

“Ju do ta merrnit atë në ekipin tuaj, me siguri”, përfundoi trajneri i Djajve të Kuq. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori