LAJMI I FUNDIT:

Solskjaer: Unitedi ka nevojë për një mesfushor lider si legjenda Robson

Solskjaer: Unitedi ka nevojë për një mesfushor lider si legjenda Robson
Ole Gunnar Solskjaer (Foto: Paul Kane/Getty Images/Guliver)

Ole Gunnar Solskjaer mendon se Manchester Unitedit duhet të sjellë “një lojtar si Bryan Robson” për të mbështetur mesfushën përpara sezonit 2019-20.

Djajtë e Kuq përfunduan në vendin e gjashtë në Ligën Premier dhe nuk arritën të kualifikoheshin për Ligën e Kampionëve, ndërkohë që mbetet pa asnjë trofe edhe në garat tjera.


Solskjaerit iu dha një kontratë trevjeçare në Old Trafford në mars pas një kohe të përkohshme të suksesshme, por mori vetëm dy fitore nga 12 ndeshjet e fundit të United në të gjitha garat.

Formacioni i mundshëm i Unitedit për sezonin e ri pas afrimit të Wan-Bissakas dhe transferimeve tjera të mundshme
Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Unitedit për sezonin e ri pas afrimit të Wan-Bissakas dhe transferimeve tjera të mundshme

Trajneri norvegjez ka tentuar të rindërtojë skuadrën e tij në afatin e verës dhe tashmë ka transferuar sulmuesin anësor anglez Daniel James dhe mbrojtësin e djathtë Aaron Wan-Bissaka në radhët e tij për një shumë të kombinuar prej 65 milionë funtesh apo rreth 73 milionë euro.

Thuhet gjithashtu se Harry Maguire i Leicester City pritet të mbërrijë në Manchester këtë javë, por Solskjaer ende nuk është i kënaqur me organikën e ekipit të tij.

Transferimi i madh Wan-Bissaka dhe Solskajer (Foto: Man Utd/Twitter)

46-vjeçari është i interesuar të sjellë një lider në mesfushorë, i njëjtë si legjenda e klubit Robson, i cili fitoi tetë trofe në Old Trafford midis viteve 1981 dhe 1994.

“Kurrë nuk kam pasur nderin të luaj me Robbo-n, por ne kemi nevojë për një lojtar si ai në ekip”, ka thënë fillimisht tha Solskjaer.

Solskjaer i kërkon drejtuesve edhe tri transferime, Maguire i pari në listë
Lexo po ashtu Solskjaer i kërkon drejtuesve edhe tri transferime, Maguire i pari në listë

“Ne kemi nevojë për të fituar përsëri. Jemi në rrugë për të ndërtuar një skuadër të re. Kemi staf të ri, staf stërvitor. Besoj aq shumë në këtë klub dhe në këtë projekt”.

“Koha është padyshim një çështje, por ne jemi duke punuar, siç e kam thënë më parë – sigurisht, ne jemi optimistë për ndonjë transferim të ri”, përfundoi trajneri i Unitedit.

Ndryshe, Djajtë e Kuq kanë qenë të lidhur me një numër lojtarësh gjatë këtij afati kalimtar, ku spikasin emra si mesfushori i Newcastle, Sean Longstaff, mbrojtësi i Stole City, John McGinn dhe ai i Aston Villas, Nathan Collins. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Liga e Evropës
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori