LAJMI I FUNDIT:

Sokoli: Kam propozuar që Driton Kukës t’i jepet titulli “Doktor Nderi” i Shkencave Sportive, kërkesa ra në vesh të shurdhër

Sokoli: Kam propozuar që Driton Kukës t’i jepet titulli “Doktor Nderi” i Shkencave Sportive, kërkesa ra në vesh të shurdhër

Trajneri i futbollit dhe analisti Bylbyl Sokoli ka vlerësuar lartë figurën e trajnerit të xhudos Driton Kuka.

Sokoli, në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini, ka thënë se ai ka propozuar që Driton Kukës t’i jepet titulli “Doktor Nderi” i Shkencave Sportive, por thotë se kjo kërkesë ka rënë në vesh të shurdhër.

“Po shihet një kohezion në mes të trajnerit dhe garuesve dhe këto rezultate nuk janë të rastësishme. Kemi kampionë olimpikë, kampionë bote, kemi nën kampione…Pra kemi një grup sportistësh të cilët dëshmojnë se Toni Kuka ka merita shumë të mëdha”.

Ai ka thënë se në Kosovë nuk është e tepërt që Majlinda Kelmendi dhe Driton Kuka të quhen “legjenda” për shkak të arritjeve të mëdha në sportin e xhudos.

“Ata janë mburrje për të gjithë shqiptarët kudo që janë”, shtoi Sokoli.

Trajneri i Ferizajt ka thënë se afirmim më të madh për Kosovën se Toni Kuka e Majlinda Kelmendi deri tani asnjë politikan nuk i ka bërë Kosovës.

“Refuzimi që Majlinda u ka bërë shteteve tjera [ofertës marramendëse të Azerbajxhanit] për të ka qenë një obligim sportiv dhe kombëtarë”, tha ndër të tjera Bylbyl Sokoli./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori