LAJMI I FUNDIT:

‘Sofra Pejane’ dhe ‘Përparimi’ priten nga Ramiz Kelmendi, mirënjohës për mbështetjen e sinqertë

‘Sofra Pejane’ dhe ‘Përparimi’ priten nga Ramiz Kelmendi, mirënjohës për mbështetjen e sinqertë

Përfaqësues të Shoqërive të njohura kulturo-artisike të vendit tonë, SHKA ‘Sofra Pejane’, e njohur për naime ndër dekada të kultivimit të këngës së mirëfilltë të traditës qytetare dhe esnafit, e nga viti 2017 edhe shoqëri e kategorizuar si pjesë e trashëgimisë shpirtërore, e mbrojtur nga shteti dhe SHKA ‘Përparimi’, shoqëria më e vjetër e themeluar në nivel të trevës së Kosovës, me datim nga viti 1939 janë pritur sot me rastin e mbylljes së vitit nga ish-Deputeti dhe ish-zvkryeministri, afarsiti i njohur kosovar Ramiz Kelmendi.

Takimi ka ardhur si shenjë mirënjohje e falënderimi që këto shoqëri kanë shprehur për z.Kelmendi, kompania e të cilit, ‘Elkos Group-Etc’ është sponsor gjeneral i tyre, jo vetëm këtë vit, por që nga vitet më të rënda të pandemisë, prej 2019.


Lajmin për pritjen e ka bërë të ditur fillimisht vet nikoqiri pritës, Ramiz Kelmendi.

Postimi i plotë:

“Kam pritur në vizitë përgëzuese me rastin e ndërrimit të moteve, udhëheqësit e SHKA ‘Sofra Pejane’, z. Sadik Sadiku, z. Nagip Gjikolli dhe z. Fitim Behluli dhe udhëheqësit e SHKA ‘Përparimi’, z. Afrim Gruda dhe z. Afrim Haxhnikaj.

Pranova falënderimet e sinqerta për mbështetjen e ofruar për këto dy shoqëri, shtyllë e traditës kulturore-muzikore pejane dhe kosovare.

Nga ana ime i kam përgëzuar që mbështetja dhe financimi ka treguar rezultate si në prezantime, paraqitje-veshje dhe shpenzime përcjellëse të funksionimit normal të tyre, në mënyrë që suksesshëm të kryejnë dhe bartin traditën dhe kulturën e melosit shqip të këngës qytetare!

Urime, suksese dhe shëndet për këto shoqëri dhe fansat e këngës së tyre të mirëfilltë.”-ka shkruar Kelmendi.

E ‘Sofra Pejane’ pas takimit ka ndarë falënderimet më të përzemërta dhe të sinqerta për mbështetjen e dhënë.

“Ramiz Kelmendi në emër të secilit anëtarë dhe simpatizant të Sofrës, i uruam shumë shëndet, energji të vazhdueshme e cila nuk i mungon dhe e falënderuam për ndikimin që po e shtrinë tek komuniteti në përmirësimin e secilës pore të jetës, dhe jo vetëm ate artistike e kulturore. Pa shumë lavd’, si pejan ndjehemi krenarë që i takojmë qytetit të esnafit, biznesit dhe ekonomisë.’-thuhet mes tjerash në njoftimin e kaj shoqërie.
Postimi i plotë:

“Kënaqësi e nderë të pritemi në mbyllje të vitit kalendarik nga presidenti i ‘Elkos Group-Etc’ z. Ramiz Kelmendi.

Afaristi ynë i njohur shqiptarë z.Ramiz Kelmendi dhe gjigandi i tij ekonomik ‘ELKOS Group -ETC’ janë mbështetësi kryesor financiar i SHKA ‘Sofra Pejane’ që nga vitet më të rënda të pandemisë e deri më sot!

Mbështetja e fuqishme, e ndershme dhe pa hezitim e z. Ramiz Kelmendi ka mundësuar që Sofra me këngët dhe repertorin e saj të pastër të jet’ pjesë e gëzimit të secilës familje shqiptare edhe në mbrëmjen këtij ndërrimi të moteve në mediat më të rëndësishme televizive nacionale.

z. Ramiz Kelmendi në emër të secilit anëtarë dhe simpatizant të Sofrës, i uruam shumë shëndet, energji të vazhdueshme e cila nuk i mungon dhe e falënderuam për ndikimin që po e shtrinë tek komuniteti në përmirësimin e secilës pore të jetës, dhe jo vetëm ate artistike e kulturore.

Pa shumë lavd’, si pejan ndjehemi krenarë që i takojmë qytetit të esnafit, biznesit dhe ekonomisë. Të dashur fansa, në netët festive shihemi në ATV, RTV 21 dhe RTK!”-ka shkruar Sofra Pejane.
Falënderimet për mbështetjen ndaj tyre të z.Ramiz Kelmendi dhe kompanisë së tij i kanë shprehur edhe SHKA ‘Përparimi’ i Pejës.

Postimi i plotë:

“ELKOS GROUP” dhe “ETC” fal’ interesimit personal, burrëror dhe mbështetjes së fuqishme nga presidenti i kompanisë z. Ramiz Kelmendi, mundësuan rrugëtimin e suksesshëm në vitet e fundit, jo të lehta të SHKA ‘Përparimi’ i Pejës, si shoqëria më e vjetër në nivel vendi.

Sot, në vigjilie të mbylljes së këtij viti, kishim kënaqësinë dhe nderin që në emër të shoqërisë tonë, z. Ramiz Kelmendi ta falënderojmë për gjithëçka dhe ti shprehim mirënjohjet më të sinqerta në emër të anëtarësisë dhe adhuruesve për gatishmërinë dhe kontributin e pashoq ndaj nesh.

Në takim në emër të SHKA ‘Përparimi’ përfaqësuan, Kryetari z. Afrim Gruda dhe sekretari z. Afrim Haxhnikaj.

Në netët fesrive shihemi në mediat nacionale T 7 express dhe RTV 21.”-thuhet në njoftimin e SHKA ‘Përparimi’. /RADIO 1/

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Tensione të forta mes Eglës dhe Rozës - degradon debati gati në përplasje fizike: Mos më prek me dorë moj vajzë

Tensione të forta mes Eglës dhe Rozës - degradon debati gati në përplasje fizike: Mos më prek me dorë moj vajzë

Magazina
Xhuli: Brenda një jave udhëtoj në 10 shtete, është e lodhshme

Xhuli: Brenda një jave udhëtoj në 10 shtete, është e lodhshme

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Ylli i “Game Of Thrones” i bashkohet aplikacioneve të takimeve, në përpjekje për të gjetur dashurinë, pas një serie romancash të dështuara

Ylli i “Game Of Thrones” i bashkohet aplikacioneve të takimeve, në përpjekje për të gjetur dashurinë, pas një serie romancash të dështuara

Magazina
Kalo në kategori