LAJMI I FUNDIT:

Soda e bikarbonatit gjatë shtatzënisë – përparësitë dhe mangësitë

Soda e bikarbonatit gjatë shtatzënisë – përparësitë dhe mangësitë

Në shtatzëni shpesh mund të shfaqen djegësira, fryrja dhe ngërçet në këmbë, si edhe disa probleme të cilat ua vështirësojnë aktivitetet e përditshme shtatzënave.

Djegësira në shtatzëni


Djegësira në shtatzëni më së shpeshti shfaqet në tremujorin e dytë dhe të tretë të shtatzënisë, transmeton Telegrafi.

Në pjesën e dytë të shtatzënisë ndodh lirimi i muskulit unazor i cili ndan ezofagun dhe lukthin më së shpeshti për shkak të ndryshimeve hormonale (estrogjeni dhe progesteroni) dhe të rritjes së mitrës e cila krijon presion në lukth dhe në përmbajtjen e saj (në thartirën e lukthit).

Pikërisht për këtë shkak thartira e lukthit shpesh kthehet në ezofag dhe shkakton dhembje dhe djegie me rastin e kontaktit me mukozën e ezofagut.

Edhe pse djegësira në shtatzëni kryesisht është dukuri e parrezikshme, është shumë e shpeshtë dhe e pakëndshme, prandaj shumica e femrave e ndien për herë të parë vetëm në shtatzëni, por shpesh zgjat deri në fund të lindjes.

Duke pasur parasysh që nga djegësira në shtatzëni vuajnë rreth 30–50 për qind e femrave, atëherë mundeni edhe vetë të imagjinoni sa metoda të ndryshme të shërimit ekzistojnë.

Djegësira në shtatzëni – ilaçi natyral

Përvojat e shtatzënave dhe e nënave të cilat kanë pasur djegësirë gjatë shtatzënisë vërtet janë të ndryshme.

Rekomandohen bademet, çaji i xhenxhefilit, maraqi, tabletat, soda e bikarbonatit etj.

Janë të dobishme edhe disa këshilla të thjeshta për eliminimin natyral të djegësirës në shtatzëni, siç janë:

– porcione më të vogla ushqimi më shpesh gjatë ditës,
– përtypja e ngadalshme e ushqimit,
– shmangja e pozitës së shtrirë pas ngrënies,
– shmangja e ushqimit të yndyrshëm dhe të thartë,
– shmangia e çokollatës, e kafes dhe e alkoolit,
– fjetja në jastëk të lartë.

Disa shtatzëna dhe nëna kanë treguar se si vetëm soda e bikarbonatit u ka ndihmuar në rastin e djegësirës në shtatzëninë e hershme, si edhe thartira në shtatzëninë e hershme, ndërkaq efekti i saj është i rëndësishëm edhe në fazat e vonshme të shtatzënisë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Ushqimet më të mira për rritje të shpejt dhe të shëndetshme të flokëve

Ushqimet më të mira për rritje të shpejt dhe të shëndetshme të flokëve

Ushqim i shëndetshëm
Në prill, nuancat e pazakonta të flokëve janë në trend! Dominojnë tri ngjyra, xhufkat dhe një model flokësh

Në prill, nuancat e pazakonta të flokëve janë në trend! Dominojnë tri ngjyra, xhufkat dhe një model flokësh

Flokë dhe stil
Meghan Markle është shfaqur e veshur si një princeshë e vërtetë dhe askush nuk ka për çfarë t’i bëjë vërejtje

Meghan Markle është shfaqur e veshur si një princeshë e vërtetë dhe askush nuk ka për çfarë t’i bëjë vërejtje

Moda
Për modelin e ri të thonjve frymëzohuni nga Hailey Bieber

Për modelin e ri të thonjve frymëzohuni nga Hailey Bieber

Manikyr dhe pedikyr
‘Bronde Bob’ e Hailey Bieber është prerja perfekte e pranverës

‘Bronde Bob’ e Hailey Bieber është prerja perfekte e pranverës

Flokë dhe stil
Kalo në kategori