LAJMI I FUNDIT:

Socialistët e Malit të Zi nuk pajtohen me votimin kundër Kosovës në KiE, Nikoliq: Kush e ka rrëmbyer Ministrinë e Jashtme?

Socialistët e Malit të Zi nuk pajtohen me votimin kundër Kosovës në KiE, Nikoliq: Kush e ka rrëmbyer Ministrinë e Jashtme?

Milosh Nikoliq i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) në Mal të Zi, ka reaguar pas qëndrimit të Partisë Popullore Demokratike (DNP) në të cilën u shpreh mbështetja e plotë për nënkryetaren e partisë, Maja Vukiçeviq, kryetare e delegacionit malazez në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për të votuar kundër pranimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Nëse dikush nuk ka rrëmbyer Ministrinë e Punëve të Jashtme (MVP) ose nëse nuk është kthyer në ndërhyrje të fabrikuara do të ishte e dobishme të dilte dhe të flasë. A i mbështet Qeveria këto pikëpamje të Knezheviqit? A ka Mali i Zi një politikë të jashtme unike?”, pyeti Nikoliq në platformën X, transmeton CDM.


Vukiçeviq, siç tha ai, rekomandohet për postin e nënkryetares pas rekonstruimit të Qeverisë.

“Knezheviq po dëshmon se ai dhe Mandiq janë ideologë të qeverisë së re. Një tjetër gjest që do të dëmtojë marrëdhëniet në rajon. Në skenë është politika e re nën stafetën e Frontit Demokratik (DF) pro-rus”, tha Nikoliq, transmeton Telegrafi.

Partia pro serbe në Mal të Zi, mbështet shefen e delegacionit malazez të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Lexo po ashtu Partia pro serbe në Mal të Zi, mbështet shefen e delegacionit malazez të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

DPS, e drejtuar deri vonë nga Milo Gjukanoviq, është një parti sovraniste, pro-Malit të Zi, e cila u rrëzua nga  në vitin 2020 pas tre dekadash në pushtet.

Që atëherë, blloku dominues i partive pro-serb, i udhëhequr nga Fronti Demokratik, ka qenë në pushtet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori