LAJMI I FUNDIT:

Skuadra e largoi pasi nuk besoi në të, por sulmuesi shqiptar dëshiron t’iu shënoi dhe t’i largojë nga liga e parë

Skuadra e largoi pasi nuk besoi në të, por sulmuesi shqiptar dëshiron t’iu shënoi dhe t’i largojë nga liga e parë
Der Vaduz-Spieler Armando Sadiku, im Fussball Meisterschaftsspiel der Super League zwischen dem FC Vaduz und dem FC Thun, im Stadion Rheinpark in Vaduz, am Samstag, 12. Maerz 2016. (KEYSTONE/Nick Soland)

Armando Sadiku u huazua nga Zurichu te Vaduzi, ndërkohë që sulmuesi i Kombëtares analizon situatën e ish skuadrës së tij për ticinonews.ch duke theksuar se Zurichu ka bërë shumë gabime për të cilat po paguajnë.

24-vjeçari ka thënë se nëse i jepet rasti do t’i shënoi gol ish-skuadrës së tij për ta larguar nga liga.

“Janë bërë shumë gabime te Zurichu pasi janë larguar disa lojtarë të cilët nuk janë zëvendësuar me elementët e duhur. Nuk më takon mua të them nëse do t’i duhesha skuadrës së Zurichut, vetë klubi më kërkoi të largohesha. Tani të kjo skuadër gjërat po shkojnë keq, kush ka faj le ta paguajë.”


Sulmuesi i Kombëtares është nën kontratë me Zurichun dhe pas përfundimit të këtij kampionati do të rikthehet sërish tek ish-skuadra e tij, ku ai thekson se nuk i kanë dhënë besimin e duhur.

“Në Zurich nuk jam ndier në asnjë moment i rëndësishëm dhe kurrë në më dhanë besim. Nëse gaboja në një ndeshje, në tjetrën isha jashtë. Kanë bërë shumë gabime por ky është realiteti. Atje janë të bindur se ma kanë dhënë mundësinë për të treguar sesa vlej, por unë besoj se kjo nuk ka ndodhur”

Sadiku është profesionist dhe jep më të mirën për Vaduzin, por ka edhe një dëshirë: “Unë jap gjithçka aty ku ushqehem. Nuk ka asnjë dyshim, do të bëj më të mirën për Vaduzin dhe nëse do të më jepet mundësia për të shënuar, do ta bëj. Shpresoj që ta kemi siguruar mbijetesën më parë, që të mos udhëtoj fare drejt Zurichut”.

Në fund ka diçka edhe trajnerin e Zurichut: “Ai nuk e njeh futbollin zviceran. Problemi më i madh nuk ishte ky, por niveli i komunikimit. Hypia nuk më lejonte që të flisja italisht me Chiumiento dhe Nef. Mos vallë duhet ta harronim këtë gjuhë”, përfundon Sadiku. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori