LAJMI I FUNDIT:

“Skrapari në gotë”

“Skrapari në gotë”

Skrapari është i njohur për rakinë e rrushit, jo vetëm në Shqipëri, por dhe jashtë vendit. Promovimi i kësaj tradite, i ndërthurur me gatimet tradicionale, do të mbledhë më 21 shtator banorë të qytetit të Skraparit në festivalin e rakisë.

“Skrapari në gotë” është një festë e re në paketën e festave të bashkisë Skrapar, që vijon promovimin e turizmit në këtë zonë.


Fshatrat e njohur për prodhimin e rakisë janë: Zabërzan, Rog, Vërzhezhë dhe Muzhakë. Përveç Rakisë, Skrapari është i njohur edhe për produkte të tjera, si mjalti dhe shumëllojshmër e djathërave.

Potencialet e shumta natyrore, traditat e mikpritjes, cilësia e produkteve tipike të Skraparit kanë bërë që turizmi të mos jetë vetëm stinor, por është shndërruar në turizëm gjithëvjetor. Relievi kodrinor i Skraparit është shumë tërheqës dhe ofron një peizazh të bukur panoramik. Skrapari ka po ashtu shumë shpella, ndërsa Osumit po tërheqin gjithnjë e më shumë turistët, duke e bërë Skraparin një zonë me resurse të pasura për zhvillimin e turizmit të aventurës dhe atë malor.