Me ceremoni solemne për ndarjen e çmimeve, në një ngjarje të organizuar nga “Rrota e artë” e cila u transmetua drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, ŠKODA OCTAVIA dhe COMBI OCTAVIA – pranuan çmimin kryesor për “Makinën më të dëshiruar të vitit” dhe “Makinën familjare më të dëshiruar”.

Këto çmime paraqesin mirënjohje të vërtetë nga publiku për gjeneratën e 4-të të OCTAVIA-s.

Me marrjen e shumicës së votave nga publiku, çmimi “Rrota e artë” në kategorinë “Makina më e dëshiruar familjare”, u pranua nga menaxheri i brendit ŠKODA, Mille Stançev, i cili tha se kjo mirënjohje konfirmon interesin e madh për modelin e ri dhe shtoi se të gjitha karakteristikat, teknologjia dhe elementet praktike e vendosin OCTAVIA-n e re mbi konkurrentët.

Çmimi kryesor për “Makinën më të dëshiruar të vitit”, gjithashtu e mori OCTAVIA e re me më shumë se 54% të votave të publikut.

Drejtori gjeneral i “Porsche Maqedoni”, Zllatko Mucunski, e pranoi çmimin në ceremoninë e djeshme dhe tha se drejtimi në të cilin lëviz SKODA hap rrugë për imazh të fuqishëm të brendit dhe njohje nga ana e publikut për perceptimin e cilësisë, praktikës, ekonomisë dhe teknologjisë së lartë që ofron kjo gjeneratë e OCTAVIA-s.

Juria “Rrotës së artë” është e përbërë nga gazetarët më të mëdhenj dhe të besueshëm automobilistik në shtet: Auto Plus, Car Club, Cars by Vik dhe RPM.

*Artikull i sponsorizuar