LAJMI I FUNDIT:

Skënderbeu pëson humbje ndaj Partizanit

Skënderbeu pëson humbje ndaj Partizanit

Skënderbeu i Korçës ka pësuar humbje 2-0 në ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj Partizanit të Beogradit.

Ndeshja nisi ashtu siç pritej me fyerje nga tifozët vendas në shkallët e stadiumit.


Serbët vazhdimisht përsërisnin shprehjen e tyre të famshme ‘Kosova është Serbi’, e cila është vetëm në mendjen e tyre pasi nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë asnjëherë si thonë ata.

Tifozët serbë nisin ta shohin ëndrrën që nuk do t’u realizohet kurrë, thërrasin në kor ‘Kosova është Serbi’ (Video)
Lexo po ashtu Tifozët serbë nisin ta shohin ëndrrën që nuk do t’u realizohet kurrë, thërrasin në kor ‘Kosova është Serbi’ (Video)

Vendasit kishin më shumë nga loja dhe qysh në minutat e para të ndeshjes treguan se e dëshirojnë fitoren në këtë sfidë.

Megjithatë goli i parë në ndeshje, erdhi në minutën e 39-të, nëpërmjet mesfushorit, Zoran Tosic.

Tosic realizoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë për të kaluar vendasit në epërsi 1-0.

Me epërsinë minimale të vendasve 1-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Edhe në pjesën e dytë vendasit ishin më të mirë në fushë me ç’rast shënuan edhe një gol tjetër.

Pas një gabimi nga mbrojtja shqiptare, afrikani Tawamba shënoi në portën bosh për 2-0.

Pas kësaj fitore, Partizani ngjitët në vendin e dytë në tabelë me pesë pikë të tubuara, ndërsa Skënderbeu mbetet në pozitën e fundit me vetëm dy pikë pas katër ndeshjeve.

Në lojën e radhës, klubi i vetëm shqiptarë në garat evropiane do të jetë nikoqir i Dinamos së Kievit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Barcelona ishte e para që e uroi Real Madridin, por tifozët madrilenët po e tallin dhe e kanë emëruar rivalin si “FC Urimi”

Barcelona ishte e para që e uroi Real Madridin, por tifozët madrilenët po e tallin dhe e kanë emëruar rivalin si “FC Urimi”

La Liga
Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Kryesuesit nuk gabojnë, Fushë Kosova përshëndetet nga elita

Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Kryesuesit nuk gabojnë, Fushë Kosova përshëndetet nga elita

Superliga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori