LAJMI I FUNDIT:

Skënder Shëngyli prezantohet si trajner i Lirisë dhe flet për objektivat e klubit

Skënder Shëngyli prezantohet si trajner i Lirisë dhe flet për objektivat e klubit

Gjërat kanë filluar të vijnë në binar te Liria e Prizrenit. Klubi nga “Përparim Thaqi” tashmë ka konstituuar kryesinë e klubit dhe kanë emëruar Skënder Shëngylin në krye të stolit të klubit.

Tekniku i njohur kosovar e di se e pret një punë e vështirë te ‘bardhezinjtë’ por shprehet i bindur se në fund do të arrijnë ti realizojnë objektivat që kanë para vetës.

Ai në një prononcim për gazetën Sheshi foli për fillimin e përgatitjeve dhe për gjendjen aktuale në organikën e prizrenasve.

“Grumbullimi i parë me futbollistë do të jetë këtë të martë me fillim nga ora 14:00, ndërkohë që të mërkurën me fillim nga ora 13:00 do të fillojmë edhe zyrtarisht përgatitjet për stinorin pranveror”, deklaroi fillimisht Shengyli.

“Jam i vetëdishëm për gjendjen aktuale në skuadër dhe ka jo pak probleme. Presim që futbollistët të marrin pagat e muajve të fundit dhe do të shohim se cila është gjendja me kontrata e futbollistëve. Në pesë ose gjashtë ditët e ardhshme do të shikojmë nga afër fondin e futbollistëve që kemi në dispozicion dhe do të mundohemi të gjejmë zëvendësime adekuate për futbollistët të cilët tashmë janë larguar”, shtoi ndër të tjerash tashmë i pari i stolit të Lirisë, shkruan Gazetasheshi.com.

Tekniku 59 vjeçar nga Prizreni foli edhe për objektivat e klubit, derisa theksoi se qëllimi kryesor është inkuadrimi në Superligë.

“I kam përcjellë ndeshjet e Lirisë në stinorin vjeshtor të kampionatit dhe mund të them që situata është pak e komplikuar. Ne nuk duhet të kthehemi prapa, por duhet të shikojmë vetëm përpara duke lënë prapa edhe problemet. Ne e kemi obligim dhe synim që ta rikthemë Lirinë në Superligë. Sepse në bazë të traditës, Liria e ka vendin në Superligë”, tha Shengyli.

Më pas ai foli edhe për ndeshjen e Kupës së Kosovës, ndërkohë që theksoi se objektivi i vetëm është Superligë.

“Ne kemi një përballje të vështirë në Kupën e Kosovës përballë Feronikelit. Realisht nuk kemi pretendime të mëdha që të shkojmë më tutje në Kupë, por futbollit nuk i dihet dhe ne nuk do të futemi me flamur të bardh në këtë ndeshje, ani pse nuk kemi kapacitet që të luftojmë në dy fronte. Përqëndrimi ynë maksimal mbetet Superliga”, përfundoi Shengyli.

Liria e mbylli vjeshtën në pozitën e tretë të renditjes tabelare në Ligën e Parë me 26 pikë, dy më pak se lideri Besa e Pejës.

Në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës do të përballet me Feronikelin, fitues aktual të këtij kompeticioni.

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori