LAJMI I FUNDIT:

Skenari i Beogradit për vetëshpalljen ASK-së, presion që kjo të bëhet sa më shpejtë

Skenari i Beogradit për vetëshpalljen ASK-së, presion që kjo të bëhet sa më shpejtë

Formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, po vazhdon të mbetet sfidë për të dyja qeveritë asaj të Kosovës dhe Beogradit.

Madje në Beograd, janë shtuar zërat se në pamundësi të arritjes së një marrëveshjeje për çështjen e asociacionit , Serbia do ta shfrytëzojë për shpalljen e njëanshme të bashkësisë së komunave.


Ndërkaq edhe Bashkësia ndërkombëtare druan se Beogradi ka përgatitur një skenar për vetëshpalljen e bashkësisë së komunave.

E në rast se ndodhë një gjë e tillë atëherë bashkë autore e saj është edhe Qeveria e Kosovës.

Të paktën kështu ka thënë për Telegrafin, deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

“Nëse eventualisht ndodh shpallja e Zajednicës atëherë bashkë autore e asaj shpallje është edhe Qeveria e Kosovës e cila e ka nënshkruar marrëveshjen për Zajednicën në Bruksel. Kjo vetëm sa do ta përkeqësojë gjendjen edhe ashtu të keqe në ketë vend. Kërcënimet e Serbisë nuk kanë munguar asnjëherë po ashtu edhe serviliteti dhe nënshtrimi i Qeverise sonë kusilinge”, ka thënë Selimi.

Në anën tjetër analisti, Imer Mushkolaj ka vlerësuar se një hap i tillë nga Beogradi nuk do të pranohej nga askush.

“Serbia vazhdon ta konsiderojë Kosovën pjesë të veten, por kjo nuk është pranuar nga një numër i madh shtetesh që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Paralajmërimet e tilla të Beogradit më tepër shërbejnë si presion, në mënyrë që Asociacioni… të krijohet sa më shpejt”, ka thënë Mushkolaj për Telegrafin.

Ai ka shtuar se Qeveria e Kosovës nuk duhet të hartojë statutin dhe të krijojë Asociacionin… vetëm pse është nën presion të dikujt, por për këtë në radhë të parë duhet ta ketë parasysh interesin e qytetarëve të Kosovës në përgjithësi dhe të qytetarëve serbë në veçanti.

“Prishtina duhet të ketë kujdes dhe nuk duhet nxituar që me çdo kusht të krijojë Asociacionin… Aq më pak nuk duhet nxituar duke pasur parasysh që nuk ekziston një koncensus shoqëror për një gjë të tillë”, u shpreh Mushkolaj.

Ndryshe, Asociacioni ngriti kundërshtimet e fuqishme në skenën politike në Kosovë, me opozitën që nuk lejoi mbajtjen e seancave të Kuvendit, duke përdorur gazin lotsjellës, situatë kjo që çoi drejt një vendimi të Gjykatës Kushtetuese për shpërputhjen e statutit të Asociacionit me Kushtetutën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori