LAJMI I FUNDIT:

Skena e festave të një banori të Rhode Island përmban më shumë se 400 figura

Skena e festave të një banori të Rhode Island përmban më shumë se 400 figura

Një burrë nga Rhode Island tha se skena e tij e dekorimeve të festave të fund vitit me mbi 400 figura i ka marrë atij mbi 50 vite për t’u kompletuar.

Eugenio “Geno” Milano, 80 vjeç, i cili është me origjinë nga Italia dhe pastaj u vendos në Providence të Rhode Island 40 vjet më parë, tha se ngritja e një skene vjetore të lindjes së Krishtit është një traditë e trashëguar nga babai i tij.

“E gjithë kjo traditë u trashëgua tek unë nga babai im dhe më kujtohet kur babai im e bënte atë kur isha katër vjeç”, tha Milano për UPI. “Kam filluar në vitin 1975 dhe çdo vit ishte pak më ndryshe”, shtoi ai transmeton Telegrafi.


Milano tha se fillimisht skenën e ngriti në katin e tretë të shtëpisë së tij, por ajo u rrit shumë dhe u zhvendos në katin përdhes, ku filloi të “pushtonte” shtëpinë.

“Ndërsa ne u rritëm, kjo u bë më e madhe dhe do të mbulonte grupin tonë të dhomës së ndenjes,” tha vajza e Milanos, Cinzia Pereira. “Nuk kishte vend ku të uleshim, dhe ne donim një pemë të Krishtlindjes në atë kohë, kështu që ai vendosi ta zhvendoste atë jashtë”, shtoi ajo.

Milano ngriti një kasolle me pleksiglas jashtë shtëpisë së tij në mënyrë që skena të mund të ishte e dukshme për publikun pa qenë në rrezik nga moti.

Milano tha se skena e tij tani ka më shumë se 400 figura. Ai tha se është shumë selektiv për atë që përfshihet në shfaqjen e lindjes së tij.

“Të gjithë shtëpinë, e kam ndërtuar unë, por statujat, vinë nga Italia”, bëri të ditur ai, duke shtuar: “Kur gjej diçka që e di se i përket aty, e blej menjëherë”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
“Mos dilni lakuriq në rrugë” – qyteti spanjoll ka

“Mos dilni lakuriq në rrugë” – qyteti spanjoll ka "10 mesazhe" për ata që duan ta vizitojnë atë

Interesante
Momenti epik kur nëna zbulon vajzën duke grimuar macen – videoja

Momenti epik kur nëna zbulon vajzën duke grimuar macen – videoja "thyen" rrjetin me mbi 4.1 milionë shikime

Fun
Çfarë nuk shkon me këtë foto?

Çfarë nuk shkon me këtë foto?

Interesante
Atraksioni turistik që po i trullos shumë vizitorë në Kanadë

Atraksioni turistik që po i trullos shumë vizitorë në Kanadë

Interesante
Fotoja e qenve të postuar në Instagram, i kushton australianes 50,000 dollarë

Fotoja e qenve të postuar në Instagram, i kushton australianes 50,000 dollarë

Interesante
Postoi videon e foshnjës katërmuajshe që peshon 10 kilogramë dhe është 76 centimetra i gjatë, pamjet e gruas nga SHBA bëhen virale

Postoi videon e foshnjës katërmuajshe që peshon 10 kilogramë dhe është 76 centimetra i gjatë, pamjet e gruas nga SHBA bëhen virale

Interesante
Kalo në kategori