Akademia suedeze është në fazën e anulimit të çmimit Nobel për Letërsi për këtë vit, pas një serie akuzash për agresion seksual.
Vendimi sidoqoftë nuk do të mësohet para datës 3 maj.
Në takimin e tyre të fundit, të përjavshëm, 11 pjesëtarët e mbetur të komitetit, debatuan për këtë çështje.
“Akademia suedeze diskutoi mbi çmimin dhe nuk arriti në një përfundim”, tha Per Vastberg që kryeson panelin që akordon çmimin.
Pas takimit të ardhëm, do të ketë një deklaratë nëse ne do ta akordojmë këtë çmim këtë vit apo do ta ruajmë për vitin e ardhshëm, e në këtë skenar të dytë, në tetor 2019 do të shpalleshin dy çmime për letërsinë.
Vastberg, poet dhe novelist, tha se akademia është angazhuar javët e fundit në një dialog të frytshëm me fondacionin Nobel që mbikëqyr gjashtë çmimet e themeluara nga Alfred Nobel, shpikësi i dinamitit.
Institucioni i themeluar nga mbreti Gustav III në 1786 u trondit në nëntor kur fotografi francez Zhan Claude Arnault, u akuzua për agresion dhe ngacmim seksual nga 18 gra.
Arnault është i martuar me pjesëtaren e akademisë, Katarina Frostenson. Kriza u thellua në fillim të muajit kur tre pjesëtarë të akademisë dhanë dorëheqjen në protestë ndaj një votimi për të mos dëbuar Frostenson, pavarësisht një raporti që akuzonte Arnault për nxjerrjen në avancë të emrave të shtatë fituesve të mëparshëm të çmimeve Nobel.
Akademia suedeze nuk ia ka dalë të japë çmimin Nobel në letërsi vetëm shtatë herë të tjera që kur ai nisi të akordohej në 1901.
Por, dhënia e çmimit sidoqoftë është shtyrë me një vit gjashtë herë të tjera, pasi komiteti kish vendosur se asnjë nga nominimet e vitit nuk plotësonte kriteret e përcaktuara në testamentin e Alfred Nobel.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTreni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale
"Mos e provokoni Iranin", paralajmëron zëdhënësi i Hezbollahut
Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?
Argjentina zyrtarisht kërkon t'i bashkohet NATO-s
Shpërthim në një bazë ushtarake irakiane që kishte lidhje me Iranin, SHBA-ja dhe Izraeli thonë se nuk e kryen sulmin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel