Skandali i radhës i serbëve, morën leje nga UEFA për thirrjet kundër Kosovës
Plot 98 kamera sigurie dhe rreth 1700 forca policore për të monitoruar situatën, por nuk kanë penguar ndoshta vetëm futjen në fushë apo hedhjen e sendeve nga tifozët serbë në stadiumin “Hum” të Beogradit, sepse skenari tjetër që kishin përgatitur ultrasit e Partizanit, pra “Grobari”, ose “varrhimësit”, ka dalë në perfeksion: “Kosova është Serbi!” është kënduar nga fillimi në fund dhe spikeri i stadiumit vetëm sa ka shoqëruar këtë farsë, teksa, në disa raste, gazetarët vendas, kanë duartrokitur.
Ka qenë kjo “mikpritja” e serbëve, që në ndryshim nga “Elbasan Arena” dhe ndonjë fyerje më shumë, por më së shumti kore për Skënderbeun dhe Shqipërinë, ishte praktikisht një “fotokopje” e asaj që ndodhi tre vjet më parë, me një përjashtim të vogël, që fjala shqiptar nuk është përdorur, teksa koreografia patriote dhe disa flamurë të vegjël që mbanin të shkruar “Kosova është Serbi” janë vendosur rregullisht pas porte te tribuna e ultrasve.
Vërshëllima – Dhe, lumi i vërshëllimave ka prekur majat kur spikeri ka kërkuar që të respektohet fair play, ashtu si ndodhi në Shqipëri. Por, ai mesazh ka qenë i kundërt për tifozerinë, që ka vërshëllyer me forcë të madhe, duke vijuar më pas me refrenin e turpshëm dhe të urryer. Madje, edhe futbollistët e Skënderbeut ishin pritur me vërshëllima gjatë nxehjes. Diçka normale, natyrisht, por koret që kanë vijuar gjatë gjithë takimit janë dëgjuar më së miri nga delegatët e UEFA-s, që kishin sy e veshë nga tribunat.
Zëdhënësja – Por, ajo që ka befasuar më shumë nga çdo gjë ishte padiskutim deklarata që zëdhënësja për shtyp e Partizanit, Biljana Obradoviç, ka dhënë për “Sport Ekspres”, në fund të ndeshjes, e pyetur nëse me koret që janë dëgjuar, rrezikohet mjaftueshëm… “Tifozët sot ishin të mrekullueshëm dhe i falënderojmë për sjelljen, edhe forcat e rendit. UEFA dhe thirrjet Kosova-Serbia?
E kemi njohur UEFA-n me rregullat, edhe banerin, shqiptar ndalohej, jo Kosova është Serbi. Shkoi gjithçka në mënyrë perfekte në aspektin organizativ”, tha ajo për gazetën. Sipas zëdhënëses, në fakt, UEFA kishte ndaluar vetëm fjalën “shqiptar”. Pra, në stadium është kënduar “kush nuk kërcen është nanana” dhe jo “kush nuk kërcen është shqiptar”.
Spikeri provokator – Ai që me siguri do të gjobitet është spikeri i stadiumit “Hum” në Beograd, duke qenë se sipas shefit të sigurisë së UEFA-s, ka provokuar dhe nxitur publikun, pra 15 mijë të pranishmit, që t’i bashkoheshin shpesh koreve nacionaliste. Një gjobë e majme për të. Sakaq, i pyetur për koret e tjera, shefi i sigurisë nuk është prononcuar.
Frika e medieve – E megjithatë, përpara ndeshjes, B92, në një nga artikujt e saj, nënvizonte frikën e thirrjeve nacionaliste dhe sidomos kundër Shqipërisë e Kosovës, pasi mund të sillnin përjashtimin nga kompeticioni i UEFA-s për skuadron e Partizanit. E ndërsa koreografia e madhe ishte ajo që ra në sy dhe nuk ishte sulm politik, thirrjet “Kosova, zemra e Serbisë” janë shënuar në protokoll.
Vetëm gjobë? – Por, çfarë do të ndodhë tani. Duke qenë se Skënderbeu, në sfidën ndaj Partizanit, në “Elbasan Arena”, u gjobit me 60 mijë euro dhe një ndeshje pa tifozë (atë ndaj Dinamo Kievit), çfarë rrezikon Partizani? Nëse është e vërtetë ajo që zëdhënësja tha, atëherë vetëm një gjobë të majme, ndoshta 80-100 mijë euro, por edhe një ndeshje pa tifozë, ashtu si Skënderbeu.
Precedenti – Nëse Skënderbeu u përjashtua nga kupat e Europës për shkak se emri i tij doli i implikuar në tentativa për të trukuar ndeshje futbolli në këtë kompeticion, Partizan Beogradi e pësoi nga tifozeria e tij. Në sezonin 2007-08, si pasojë e përplasjes së tifozerisë së organizuar Grobari me ato të Zrijnski Mostar të Bosnje Hercegovinës, ku pati edhe shumë të plagosur, UEFA vendosi t’i përjashtonte nga kupat për një vit. Diçka e ngjashme pritet të ndodhë sërish, nëse përballë Skënderbeut do të ketë incidente dhe dhunë nga ana e tifozerisë vendase. Por, atëherë flitej për dhunë, ndërsa tani është tjetër gjë…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë
Sanije Krasniqi merr pozitë të rëndësishme për zhvillimin e futbollit të vajzave në FIFA
Lëndimet e shumta, Milani po mendon shitjen e Mike Maignan
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne
"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit
Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1
Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak