LAJMI I FUNDIT:

S’ka progres në heqjen e vizave për Kosovën

S’ka progres në heqjen e vizave për Kosovën

Para tre muajsh, nga mesi i dhjetorit të vitit të shkuar, Komisioni Evropian kishte nxjerrë raportin e fundit për përparimin e Kosovës në përmbushjen e kritereve nga procesi i dialogut për liberalizimin e vizave.

Në atë raport ishin identifikuar edhe tetë kushte që Kosova nuk i kishte përmbushur. Të njëjtën ditë Komisioni kishte konfirmuar se dy shtete të tjera të përfshira në procesin e liberalizimit të vizave, Gjeorgjia dhe Ukraina, i kanë përmbushur të gjitha kriteret, shkruan sot Koha Ditore.


Të mërkurën, në Bruksel Komisioni Evropian edhe formalisht dha propozimin për miratimin e ndryshimeve ligjore që Gjeorgjia të përfshihet në listën e vendeve për të cilat nuk do të ketë nevojë për viza për të udhëtuar në vendet e zonës Schengen.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, shtetasit e Gjeorgjisë që nga vera do të mundë të gëzojnë lëvizjen pa viza në këto shtete të BE-së dhe në tri shtete të tjera të cilat nuk janë në BE por bëjnë pjesë në zonën e lëvizjes së lirë të Schengenit, e që janë Norvegjia, Islanda dhe Zvicra.

Edhe pse, edhe Ukraina i kishte përmbushur të gjitha kushtet në dhjetor dhe këtë e kishte konfirmuar edhe Komisioni Evropian, për këtë shtet nuk është nisur procedura formale.

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Rrëfimi i fotografit shqiptar të 'Al Jazeera': Si i dokumentoi krimet e luftës në Kosovë përmes fotografive

Rrëfimi i fotografit shqiptar të 'Al Jazeera': Si i dokumentoi krimet e luftës në Kosovë përmes fotografive

Lajme
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
Euroactiv: Fillim i ri për dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve europiane?

Euroactiv: Fillim i ri për dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve europiane?

Lajme
Kalo në kategori