Kur e dashuroni vërtet dikë është e vështirë të kontrollosh edhe xhelozinë, por mos harroni se meshkujt nuk i duan këto sjellje xhelozie të partneres.
Kur i dashuri juaj lë celularin në tavolinë kur është duke bërë dush a vraponi të lexoni mesazhet? Nëse po, atëherë kjo do të thotë që ju nuk e besoni atë.
Është normale ta pyesni se kujt po i shkruan kur jeni ulur pranë njëri-tjetrit por nuk është e nevojshme të bëni kërkime në gjithë inbox-in e tij të mesazheve apo emaileve kur ai nuk është prezent.
Kjo do të thoni që ju nuk keni besim tek ai dhe pse duhet të qëndroni me një person që mendoni se ju mashtron?
Kur bëni ‘shefen’
Disa meshkuj nuk vënë re fjalët tuaja se çfarë ata duhet të veshin apo duhet të hanë, por nuk tolerojnë kur i thoni se me kë duhet apo jo të dalin. Nëse ju gjithmonë i ulërini atij për ndonjë mikeshë kjo nuk e bën të lumtur. Mund ta kuptojmë zemërimin tuaj kur mikesha në fjalë është ish e dashura, por nëse e ke të qartë që është thjesht mikeshë, lëre mënjanë zemërimin dhe xhelozinë, transmeton Telegrafi.
E telefononi vazhdimisht
Është normale që të telefonosh apo t’i shkruash atij 1 ose 2 herë në ditë. Por nëse e telefonon çdo orë që kalon, për të kuptuar se ku ndodhet dhe çfarë fshihet pas zërave pranë tij, marrëdhënia juaj është në rrezik. Nëse nuk keni besim te ai, kjo lidhje se ka të gjatë!
Pyetje kurioze
Kur ai kthehet nga shtëpi e ndonjë shoku a i bëni atij një kuiz se çfarë bën ata sepse ti në të vërtet nuk beson që ai ka qenë me shokët? Mund t’i bëni pyetje për kuriozitet por nuk është e nevojshme të vazhdoni të pyesni derisa të gjeni diçka për tu grindur me njëri-tjetrin.
Shfaqni pasiguri
Sa herë që ai sheh një vajzë tjetër ju përfundoni duke qarë? Është normale për lëniet njerëzore të shikojnë qenie të tjera, edhe pse janë në një lidhje tjetër. Nëse ai është duke bërë diçka të papërshtatshme atëherë keni të drejtë të flisni. Por nëse ai i buzelësh kamerieres për të qenë i sjellshëm, mos e pyesni nëse ajo i duket më e bukur se ju.
Flakni çfarë ju del përpara
Disa njerëz flakin tutje sende kur janë të nervozuar. Disa të tjerë do të thyenin edhe xhamat po të mundnin, shkruan revistaclass. Nëse bëhesh e dhunshme sa herë që bëhesh xheloze, ai nuk do dojë të të ketë më pranë vetes. Edhe nëse acarimi juaj është i justifikuar, mundohuni të qetësoheni.
Akuza të tmerrshme
Nëse ai nuk bëhet i bezdisur me ju, do të nervozohet kur ta akuzoni se ka qenë i pabesë. Një ndër gjërat më të rëndësishme në një lidhje është besimi dhe nëse ju i tregoni atij mosbesim, marrëdhënies suaj mund t’i vijë edhe fundi. Gjeni fakte përpara se të ngrini akuza mbi diçka të rëndë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA mund t’ju bien flokët nga përdorimi i tharësit të flokëve
Cilat karakteristika ju bëjnë joshëse në sytë e meshkujve?
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë
Si ta kuptosh brenda 5 minutave që një djalë është maskilist
Planifikimi i shtatzënisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën