LAJMI I FUNDIT:

Shtatë situata kur nuk është në rregull të bëni skena xhelozie

Shtatë situata kur nuk është në rregull të bëni skena xhelozie

Kur jeni shumë të dashuruar, në çast mund t’ju ndodhë që të ndieni sulme xhelozie të jashtëzakonshme.

Për fillim, merrni frymë thellë dhe qetësoni afshin sado që të jetë e mundshme. Po jua tregojmë shtatë situata për shkak të të cilave vërtet nuk keni nevojë të nevrikoseni dhe të pikëlloheni.


Ka mike shumë të afërt

Nëse jeni bashkë, do të thotë që është në lidhje në pjesën më të madhe për shkakun tuaj, sepse dëshiron të jetë pikërisht me ju. Mendimi i tij është që të dalloheni në një numër të pjesëtareve të tjera të gjinisë së bukur – duke përfshirë edhe ato të cilat janë mike të tij. Pa marrë parasysh atë që shumica e njerëzve beson, miqësi platonike ekzistojnë.

U bën ‘like’ fotografive të ndonjë vajze në Instagram

Në rregull, kapitulli i caktuar di t’ju nevrikos posaçërisht. E kemi të qartë që ai e di që mund ta përcillni aktivitetin e tij në rrjetet shoqërore. Prandaj, ju bindim që mendimi se procedura e vënies së zemrës së kuqe të vogël në ndonjë publikim të dikujt nuk do t’ju lëndojë. Kjo vërtet nuk është gjë e madhe, transmeton Telegrafi.

Kur shikon një vajzë tjetër

Sado që të jetë i preokupuar me ju, i dashuri juaj akoma ka sy. Situata është e njëjtë me atë kur ju vëreni ndonjë mashkull të bukur në autobus – nuk do të thotë që automatikisht dëshironi të jeni me të, por vetëm është mirë ta vështroni. Nuk ka vend për xhelozi, jini të vetëdijshme që ju jeni personi i tij i dashur të cilin përgjithmonë do të dëshirojë ta ketë pranë vetes.

Kur NUK ËSHTË në marrëdhënie të këqija me ish të dashurën

Ekziston arsyeja përse nuk janë bashkë. Ta keni këtë gjithmonë në mendje. Tani është me ju! Është aq e thjeshtë. Fakti që nuk ka neveri ndaj ish të dashurave të tij është shenjë e mirë. Keni zgjedhur mashkullin e pjekur dhe me karakter.

Kur ka ‘Celebrity Crush’

Të gjithë ne që në një çast të caktuar keni vënë fotografi të aktorit të famshëm në prapavijë të telefonit apo kompjuterit tonë. Fantazitë janë normale, mirëpo realiteti është shumë më i mirë. Nuk ka arsye për brengosje.

Kur kalon kohën në shoqëri të meshkujve

Ashtu siç ju adhuroni ndejën javore me shoqet më të mira, po ashtu edhe shkuarja e tij ekuivalente për të pirë birrë me shokët. Kjo nuk do të thotë që nuk dëshiron të kalojë kohën me ju.

Kur një vajzë tjetër e shikon atë

Ajo vajzë jua ka lakmi! Ju jeni ajo e cila është me dikë që ia vlen ta shikojnë. /Telegrafi/