“Policia e Kosovës, konsideron se ka qenë një natë me një nivel të kënaqshëm të sigurisë. Normalisht ka pasur përdorim të mjeteve piroteknike në shumë pjesë të qytetit, kryesisht edhe në sheshe të ndryshme. Mund të themi se kemi pasur kryesisht 16 raste me persona të lënduar nga mjetet piroteknike. Nga këto 16 raste, në Prishtinë janë regjistruar 10, në Pejë 5 dhe në Prizren një rast... Kemi pasur po ashtu 3 raste të lëndimeve me armë të zjarrit... Fatmirësisht nuk kemi pasur asnjë person i cili e ka humbur jetën dhe mund të themi se është karakterizuar një natë me një përqindje më të ulët të rasteve në krahasim me vitin e kaluar”, tha Kelani.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë natës festive, ka pasur 68 aksidente trafiku, ku në 17 prej tyre ka pasur lëndime, ndërsa nuk është regjistruar asnjë aksident i rëndë me pasoja për jetën. /alsat/