LAJMI I FUNDIT:

Situata në veri, Haziri: Dyshojmë se Kurti ka agjendë të fshehur

Situata në veri, Haziri: Dyshojmë se Kurti ka agjendë të fshehur

Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, ka folur për zhvillimet e fundit në veri dhe thirrjet e ndërkombëtarëve për shtensionim të situatës.

Haziri ka deklaruar se beson që kryeministri Albin Kurti ka ndonjë agjendë të fshehur.


“Kur po themi nuk ka agjendë të fshehur nga ndërkombëtarët, nuk po besojmë se nuk ka agjendë të fshehur nga kryeministri. Për vet faktin që nuk kemi përfshirje, nuk ka konsultime intensive, ku presidentja dhe kryekuvendari janë të distancuar i ka dërguar të dy në kënd të vdekur, të dy nuk i lë t’i përzihen”, ka thënë Haziri, në Info Magazine të Klan Kosovës.

Ai ka deklaruar se ndaj Kosovës dhe Serbisë është kërkuar që të zbatojnë planet që janë parashtruar nga Brukseli për ulje të tensioneve në veri.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka thënë se Serbia është fajtore dhe ka qenë çdo herë për kriza, kurthe dhe skenarë, por ka shtuar se nuk duhet që Kosova të bie pre e këtyre dukurive serbe.

“Samiti i Moldavisë u përcoll me takimin e fundit në Bruksel nga ana e kryeministrit të Kosovës dhe përfaqësuesit të Serbisë, ka të njëjtën kërkesë de-eskalimin apo shtensionimin përmes tre hapave. Një plani trehapësh për Kosovën dhe natyrisht se është një plan edhe për Serbinë në anën tjetër, palët shkojnë drejt implementimit të marrëveshjes së 18 marsit të arritur në Ohër”.

“Tani ajo që po ndodh kohëve të fundit është prodhim i krizave të vogla, krizave ditore. Gjithmonë jemi të prirë me gjet arsye të madhe, arsyeja e madhe dhe burim i tensioneve është Serbia, kjo është fakt. Historikisht kemi vepruar mos me ra në hendek dhe në kurthe të Serbisë, jo vetëm këto qeveritë pas pavarësisë, por edhe gjatë kohës së administrimit ndërkombëtarë”.

“Edhe në shumë situata më të rënda kur kemi qenë si popull i organizuar në mënyrë paralele, Republika e 2 Korrikut në kohën e okupimit klasik, jemi ruajtur kolektivisht të mos pranojmë kurthe e skenare që Serbia i ka zhvilluar çdo herë. Këto krizat e vogla tash e një kohë e kanë zhvendosur vëmendjen e ndërkombëtarëve në menaxhim ditor të problemeve e jo në menaxhim të dialogut, natyrisht nëse nuk mundesh të merresh me problemin e madh, merresh me probleme ditore”, ka thënë Haziri.

Në trend Lajme

Më shumë
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

Lajme
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kalo në kategori