LAJMI I FUNDIT:

Situata me EHKK në Malishevë nën kontroll, asnjë rast i infektuar me këtë epidemi

Situata me EHKK në Malishevë nën kontroll, asnjë rast i infektuar me këtë epidemi

Situata epidemiologjike me EHKK (Ethet Hemorragjike Krime Kongo) në territorin e Komunës së Malishevës, është nën kontroll dhe deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast i infektimit me virusin e EHKK.

“Kështu është deklaruar në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, të cilën e ka drejtuar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha. Në këtë mbledhje është raportuar edhe për çështje tjera që lidhen me punën dhe aktivitetet e qeverisë komunale.


Drejtori komunal për shëndetësi dhe ai për mbrojtje dhe shpëtim, kanë deklaruar se pavarësisht rasteve të thumbimeve nga rriqrat, deri më tani, sikur edhe tri vitet e kaluara, nuk kemi raste të infektimit nga virusi i EHKK, ndërsa është duke vazhduar dezinsektimi i zonave që cilësohen endemike”, thuhet në njoftimin për media.

Përndryshe në mbledhjen e sotme të Këshillit të Drejtorëve, drejtorët komunal, kanë raportuar për punët dhe aktivitetet e vazhdueshme të drejtorive komunale, përfshi edhe realizimin e projekteve dhe planeve komunale. Projektet janë duke vazhduar sipas planifikimeve, ndërsa është duke u bërë edhe mirëmbajtja e hapësirave publike.

“Siç u tha në këtë mbledhje, inspektorati komunal ka ndërprerë punimet në një rast të ndërtimit, pasi pronari nuk kishte respektuar parametrat e lejuara për ndërtim, ndërsa inspektorati është duke vazhduar me inspektimin e të gjitha marketeve, jo vetëm në qytet, por edhe nëpër fshatra.

Javën që shkoi është mbajtur testi i arritshmërisë, ku janë përfshi 1097 nxënës, ndërsa janë duke u bërë përgatitjet për mbajtjen e testit kombëtar të maturës.

Sa i përket buxhetit, përkatësisht hartimit të buxhetit për vitin e ardhshëm, pas marrjes së qarkores së dytë buxhetore, është duke u punuar në hartimin e draft buxhetit, dhe me theks të veçantë është duke u punuar në aspektin e transparencës, ku gjatë hartimit të buxhetit do të përfshihen të gjitha grupet e interesit, përmes debateve dhe takimeve publike”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori