LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria dhe Kosova diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ushtarak

Shqipëria dhe Kosova diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ushtarak

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bashkë me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, kanë pritur sot në takim shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), gjeneral major, Arben Kingji, me delegacionin e lartë të FARSH-it për të cilin u diskutua rreth situatës aktuale të sigurisë. 

Po ashtu në takim sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se kanë biseduar edhe rreth mundësisë së thellimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet forcave të të dyja vendeve në disa fusha ushtarake.


Në njoftim thuhet po ashtu se Maqedonci shprehu mirënjohje të thellë për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për kontributin e veçantë të tyre në zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së, veçanërisht në fushën e arsimimit dhe stërvitjes.

“Gjithashtu, ai ritheksoi rëndësinë e jashtëzakonshme që ka mbështetja nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe FARSH, si shtet anëtar i NATO-s, duke pasur parasysh përvojën e madhe në procesin e integrimeve euroatlantike, si dhe në ngritjen dhe zhvillimin e operacionalitetit ushtarak në përgjithësi”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim, gjeneral Jashari shprehu mirënjohje për përpjekjet e pashtershme të Shqipërisë për mbështetjen e dhënë për zhvillim dhe avancim të mëtejmë të FSK-së dhe në përafrimin e ushtrive të të dyja vendeve.

Ndërsa, Gjeneral Kingji në këtë takim ofroi mbështetjen e pakushtëzuar të Shqipërisë për anëtarësimin e Kosovës në iniciativat rajonale.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se bashkëbiseduesit u dakorduan që të vazhdohet ky bashkëpunim i ngushtë për të garantuar mbrojtjen e interesave kombëtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori