Sistemi prokurorial i Republikës së Kosovës dhe Oda e Avokatëve të Kosovës kanë arritur marrëveshje për lehtësimin e qasjes së avokatëve në objektet e prokurorive të Republikës së Kosovës.

Reklama

Siç bën të ditur ky institucion, kjo marrëveshje është arritur pas takimeve të zhvilluara nga Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, me Kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës, Behar Ejupi.

Lidhur me lehtësimin e qasjes së avokatëve në objektet e prokurorive është përgatitur një udhëzues, i cili parasheh lehtësimin e qasjes së avokatëve në objektet e prokurorive.

“Kushtet dhe lehtësirat e krijuara për qasjen e avokatëve brenda objekteve të prokurorive të Kosovës janë në harmoni me aktet juridike, të cilat rregullojnë sigurimin, ruajtjen, qasjen, dhe rendin në objektet e sistemit prokurorial”, thuhet njoftim.

Reklama