LAJMI I FUNDIT:

Singapori nuk do të paguajë më faturat mjekësore për personat me COVID-19 të cilët nuk zgjodhën për t’u vaksinuar

Singapori nuk do të paguajë më faturat mjekësore për personat me COVID-19 të cilët nuk zgjodhën për t’u vaksinuar

Singapori nuk do të paguajë më faturat mjekësore të COVID-19 për njerëzit që nuk janë vaksinuar për shkak të dëshirës së tyre, pasi vendi përballet me një rritje të rasteve.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, qeveria aktualisht mbulon kostot e plota mjekësore për COVID-19 për të gjithë banorët, po ashtu për banorët e përhershëm dhe për personat me viza afat-gjate.


Masa nuk zbatohet për njerëzit që rezultojnë pozitivë menjëherë pas kthimit në shtëpi nga vendet e jashtme.

Sidoqoftë, nga 8 dhjetori, qeveria tha se do të fillojë t’i detyrojë pacientët e COVID-19 të paguajnë për shpenzimet e tyre, dhe kjo vlen për ata që nuk kanë zgjedhur të vaksinohen.

Vendimi thotë se njerëzit e pavaksinuar “përbëjnë një shumicë të konsiderueshme të atyre që kërkojnë kujdes intensiv në spital dhe kontribuojnë në mënyrë disproporcionale në tendosjen e burimeve tona të kujdesit shëndetësor”.

Faturat mjekësore të lidhura me trajtimin e COVID-19 do të paguhen për njerëzit që nuk kanë të drejtë për t’u vaksinuar. /Telegrafi/