LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e Infermierëve i reagon Hotit, kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre  

Sindikata e Infermierëve i reagon Hotit, kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre  
Foto: Ilustrim

Sindikata e Infermierëve të Kosovës kanë reaguar pas premtimit që ka bërë sot kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, i cili ka thënë se do të ndajë paga shtesë për punëtorët e arsimit.

Sipas një statusi të tyre në rrjetin social në Facebook thuhet se kjo sindikatë ka bërë kërkesë të vazhdueshme që të takohet me kryeministrin në detyrë, Hoti, mirëpo sipas tyre ky takim nuk ndodhi asnjëherë.


Nga Sindikata e Infermierëve thonë se nuk mund të krahasohet puna e infermierëve në rrezik të vazhdueshëm me COVID-19 dhe e mësimdhënësve.

Pas paralajmërimeve për protesta, Qeveria Hoti ndan paga shtesë për arsimtarët
Lexo po ashtu Pas paralajmërimeve për protesta, Qeveria Hoti ndan paga shtesë për arsimtarët

Lexoni më poshtë reagimin e tyre:

Sindikata e Infermierëve të Kosovës, ka bërë tre takime gjatë vitit 2020 me Ministrin e Shëndetësisë dhe kemi tentuar ta bëjmë një takim me kryeministrin, të cilin nuk e kemi bërë kurrë, pavarësisht kërkesës së vazhdueshme nga Sindikata e Infermierëve që ky takim të ndodhë. Kemi bërë po ashtu 3 protesta me qëllimin e vetëm, ngritja e pagesave të ndërrimeve të natës, pra për 12 orë punë gjatë natës një infermierë paguhet vetëm 18 euro, ndërsa ne kemi kërkuar që kjo 18 euro të bëhet 36 euro dhe se buxhetit të Shtetit do të i kushtonte vetëm 2.7 milion euro në vit për të gjithë infermierët e Kosovës. Pra ne kemi pasë shumë kërkesa, por për shkak të krizës me pandeminë ne ju kemi dhënë përparësi pagesave për punën gjatë ndërrimeve të natës  qe janë tepër nënçmuese për ne.

Ne kemi reaguar edhe për pagesën(shtesën) mizerie prej 150 euro në muaj, krahasuar me 250 të atyre që punojnë në të njëjtin vend të punës.

Sot kjo qeveri që ankohej për mungesë buxheti, premton që rreth 32 mijë mësimdhënësve të ju ndahen shtesë prej 100 euro në muaj. Në parim ne jemi që të gjithë të përfitojnë, por nuk mundet të krahasohet puna e infermierëve në rrezik të vazhdueshëm me COVID-19 dhe mësimdhënësve që shumicën e kohës qëndruan në shtëpi.

Mbi 1.500 infermierë të infektuar me COVID-19, shumica nga ta me simptoma shumë të rënda, 8 infermierë të vdekur dhe dhjetëra familjare të infermierëve të vdekur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori