LAJMI I FUNDIT:

Simptomat fizike të cilat tregojnë që jeni nën stres

Simptomat fizike të cilat tregojnë që jeni nën stres

Ekzistojnë shumë simptoma fizike, të cilat mund t’ju ndihmojnë të identifikoni stresin, gjykuar sipas ekspertëve të ushqimit.

Charlotte Watts, autore e librit “The De-Stress Effect” konstaton që trupi i stresuar do të absorbojë nutrienët më shpejt, gjë që do të thotë që me kalimin e kohës do të bëhet më pak efektiv dhe i lodhur.


Stresi mund të jetë shkaktari i cili shpesh lidhet me mungesën e vitaminave dhe mineraleve, siç janë gjakrrjedhja e mishit të dhëmbëve dhe pikat e bardha në thonj, transmeton Telegrafi.

“Zgjedhjet ndryshe në ushqim mund të ndihmojnë që të zëvendësohen nutrienët e shfrytëzuar, por gjithashtu edhe zvogëlimi i sheqerit dhe i stresit nënkupton që nutrienët ekzistojnë dhe që ruajmë rezervat për atëherë kur na janë më të nevojshme”, thotë ajo.

Gjykuar sipas Wattsit, çdo simptomë te pacientët e stresuar është pothuajse e njëjtë – pra ajo është kryesisht mungesë e vitaminave:

Buzët e pëlcitura (vitamina B6) pika të bardha në thonj (zinku), konstipacioni dhe diarreja (magnezi), gjakrrjedhje të mishit të dhëmbëve (vitamina C), njollat në këmbë (vitamina E), infeksioni i fytit dhe i mushkërive (vitamina A).

Veç kësaj, rezultatet e studimit kanë treguar që femrat të cilat kanë përjetuar stresin nga ngjarjet jetësore traumatike janë në rrezik të madh nga obeziteti në jetën e mëvonshme.

Një anë e ndritshme e stresit është ajo që doza e shtuar e kortizolit të ashtuquajtur hormon i stresit mbron qelizën nga plakja dhe zvogëlon rrezikun nga sëmundjet degjenerative, siç është ajo e Alzheimerit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori