LAJMI I FUNDIT:

Simpson i shqetëson fansat, ajo ka humbur aq shumë në peshë saqë mund të veshë një xhaketë nga shkolla fillore

Simpson i shqetëson fansat, ajo ka humbur aq shumë në peshë saqë mund të veshë një xhaketë nga shkolla fillore
(Foto: Instagram/jessicasimpson)

Jessica Simpson e ka publikuar një fotografi, ku shihet e veshur me xhaketën e shkollës fillore duke i shqetësuar fansat e saj.

Pak ditë më parë, ylli amerikan vendosi të ndajë lajmin përmes një imazhi në profilin e saj në Instagram se si mund të veshë sërish xhaketën e saj të vjetër, të cilën e kishte veshur si trembëdhjetëvjeçare në klasën e tetë.


“E gjeta xhaketën time të tifozerisë nga klasa e tetë”, shkruante në postimin e këngëtares dhe aktores, ku shfaqej me një xhaketë të gjelbër me emrin e saj të qëndisur mbi të.

Ndjekësit dhe fansat e shumtë janë shprehur të shqetësuar për paraqitjen e 42-vjeçares, pasi duke gjykuar nga zgjedhja e xhaketës së saj, për shumëkënd ishte e qartë se ajo ka humbur shumë në peshë.


Në vijim, disa nga komentet për fotografinë e këngëtares:

“Gratë nuk duhet të kenë trupin e një vajze të klasës së tetë”.

“Unë e dua Jessican, por ajo duket shumë ndryshe”.

“A je mirë? Dukesh sikur ende po humb peshë”.

“Çfarë të ka ndodhur”.


Gjatë karrierës së saj, Simpson tërhoqi vëmendje me peshën e saj të luhatshme dhe filloi një sërë dietash për të humbur kilogramët.

Ajo ia doli me sukses në vitin e kaluar, pasi humbi 45 kilogramë pas shtatzënisë së tretë. Mirëpo, vazhdimi i humbjes së kilogramëve i ka shqetësuar fansat e saj. /Telegrafi/