LAJMI I FUNDIT:

Simiq: Prishtina ta anulojë vendimin për pronat

Simiq: Prishtina ta anulojë vendimin për pronat

Kryetari i Listës Serbe Slavko Simiq ka thënë se menjëherë duhet të revokohet vendimi i Qeverisë së Kosovës sipas së cilit të gjitha pronat e paluajtshme të regjistruar në ish-Replikën Federative të Jugosllavisë, përkatësisht ish-Republikën Socialiste të Serbisë të regjistrohen në emër të Kosovës.

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës është tendencioz dhe përpjekje që përmes vendimeve të institucioneve të Kosovës të vazhdojë represioni i vazhdueshëm kundër popullatës serbe në Kosovë dhe Metohi dhe konfiskimi i pronës shoqërore dhe private të popullit serb”, tha Simiq, transmeton Klan Kosova.


Në një deklaratë për Tanjug ai tha se që nga “viti 1999 janë uzurpuar mbi një milion parcela kadastrale të ndërmarrjeve shoqërore dhe publike në Kosovë dhe Metohi, dhe kjo është një përpjekje e hapur nga Prishtina që me miratimin zyrtar të vendimeve të njëanshme të legalizojë pronën në mënyrë të paligjshme”.

Ai shtoi se çështja e pronës do të duhej të diskutohej në Bruksel. /Telegrafi/