LAJMI I FUNDIT:

Simiq: Lista Serbe nuk e ka ndryshuar qëndrimin, nuk e votojmë demarkacionin

Simiq: Lista Serbe nuk e ka ndryshuar qëndrimin, nuk e votojmë demarkacionin

Lista Serbe edhe njëherë ka konfirmuar se deputetët e saj nuk do ta votojnë Projektligjin për demarkacionin me Malin e Zi dhe se kjo parti nuk e ka ndryshuar qëndrimin për këtë çështje.

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, i ngarkuar për komunikim me mediat në emër të këtij subjekti politik, i  ka thënë agjencisë “SRNA”, se Lista Serbe e ka bërë publik qëndrimin e saj javën e kaluar lidhur me demarkacionin me Malin e Zi dhe se ky qëndrim nuk ka ndryshuar.


Ditë më parë Lista Serbe përmes një kumtese kishte thënë se do të vazhdojë të luftojë për interesat e popullit serb në Kosovë, e jo për interesa të disa qendrave vendore dhe të huaja të pushtetit, transmeton Telegrafi.

Simiq ka përsëritur se “Lista Serbe nuk do ta votojë demarkacionin me Malin e Zi, pavarësisht deklaratave të rreme dhe tendencioze që po plasohen në mediat në gjuhën shqipe, e të cilat janë cituar edhe nga medit serbe”.

Deklarata e Simiqit vjen pas raportimeve në media se Lista Serbe do ta votojë Marrëveshjen për demarkacionin, por që për këtë ky subjekt ka parashtruar disa kushte.

Kryetari i Partisë Progresive Serbe, Nenad Rashiq, ka thënë se deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës kanë disa kushte për të votuar pro ratifikimit të demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Sipas tij, këto kushte do të jenë kushte të tyre financiare dhe personale.

Gjatë ditës së sotme Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar transparencë për bisedimet që po bëhen ndërmjet Qeverisë dhe Listës Serbe, për sigurimin e votave të mjaftueshme për ratifikimin e Demarkacionit në Kuvend.

Ndërsa deputeti i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se Lista Serbe po e kushtëzon Qeverinë Haradinaj në këmbim të votës për demarkacionin.

Për miratimiin e Ligjit për demarkacionin e vijës kufitare me Malin e Zi kërkohen të paktën 80 vota të deputetëve në Kuvend, ndërsa po flitet se koalicioni qeverisës deri tani i ka siguruar 78 vota. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori