Rojiblancos janë të njohur për bashkëpunimin e tyre defensiv dhe stilin kundërsulmues, ndërkohë që Los Blancos janë të bazuar në cilësitë individuale të futbollistëve, si Cristiano Ronaldo, Gareth Bale e Karim Benzema.

Dy rivalët lokalë do të ndeshen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe Simeone nuk mendon se Mbretërit kanë përparësi për shkak të emrave që kanë në ekip.


“Është e vërtetë se në disa pozita në fushë, ata kanë më shumë talent individual se ne, por mendoj se në garat eliminuese diçka e tillë nuk ka efekt”.

“Lojtarët e mi kanë karakteristika të ndryshme, stile të ndryshme dhe secili prej tyre ka diçka që e bën skuadrën më të mirë”.

“Lojtarët e Real Madridit janë të jashtëzakonshëm. Kam shumë respekt për cilësinë teknike dhe aftësinë për futbollin e tyre”, ka deklaruar argjentinasi.

Atletico nuk është mposhtur nga Reali në gjashtë ndeshje, ndërsa humbja e fundit ishte në finalen e Ligës së Kampionëve në sezonin e kaluar. /Telegrafi/

telegrafi sport app