LAJMI I FUNDIT:

Simeone feston ndeshjen e 300-të në bankën e Atleticos

Simeone feston ndeshjen e 300-të në bankën e Atleticos

Kjo fundjavë në kampionatin spanjoll është e rezervuar për supersfidën mes Atletico Madridit dhe Barcelonës.

Është një ndeshje që trajneri Diego Pablo Simeone do ta festojë në mënyrë të veçantë, pasi është e 300 për të si trajner i “Los Colchoneros”, shifër të cilën e ka arritur në pesë sezone e gjysmë, duke regjistruar statistikat më të mira për një teknik në historinë e klubit.


Në këto pesë sezone, Simeone ka arritur një bilanc me 187 fitore, 61 barazime dhe 51 humbje.

Përqindja e fitoreve të Atleticos me Simeonen në bankë është 62.54%, shifër së cilës nuk i afrohet as vetë Luis Aragones, i cili ka arritur deri në 50.24%.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe në krahun e kundërt, atë të humbjeve. Përqindja e disfatave të madrilenëve me Simeonen është shumë e ulët, 17.06%, ndërkohë që ajo me Luis Aragones është 27.66%.

Të dhënat e Atleticos me Simeonen në stol janë përmirësuar ndjeshëm edhe në lidhje me shënimin e golave. Nën drejtimin e tij, “Los Colchoneros” kanë regjistruar një bilanc me 520 gola të shënuar dhe 219 të pësuar, me një mesatare prej 1.74 gola të shënuar e 0.73 të pësuar për ndeshje.

Këtë fundjavë, ndaj Barcelonës, Simeone e Atletico kanë mundësinë për të bërë më të mirën e tyre për të qenë plotësisht në garë me Seviljen për vendin e tretë, e sidomos për të thyer tabunë katalanase.

Në të vërtetë, Barcelona është e vetmja skuadër ndaj së cilës trajneri argjentinas ka statistika negative, në 20 ndeshje të zhvilluara me kampionët e Spanjës, Atletico ka mundur të fitojë vetëm 2 herë.

Në trend Sport

Më shumë
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Kalo në kategori