LAJMI I FUNDIT:

Siguria dhe rreziqet e Ballkanit do të diskutohen në Ohër

Siguria dhe rreziqet e Ballkanit do të diskutohen në Ohër

Konferenca ndërkombëtare “Ballkani mes Lindjes dhe Perëndimit: rreziqet e sigurisë të reja ose të vjetëra”, do të mbahet prej sot deri të enjten në Ohër nën organizimin e Institutit për siguri, mbrojtje dhe paqe pranë Fakultetit Filozofik në Shkup dhe Fakultetit për Siguri nga Beogradi.

Në konferencë janë paralajmëruar pjesëmarrës nga Maqedonia, Britania e Madhe, Italia, Spanja, Danimarka, Hungaria, Turqia, Bullgaria, Sllovenia, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe vende tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Qëllimi kryesor i konferencës është që në një vend të mblidhen bashkësia akademike nga Maqedonia dhe vendet tjera që të diskutojnë për çështjet më të rëndësishme që lidhen me sigurinë e botës në shekullin XXI.

Në hapjen e konferencës është paralajmëruar edhe fjalim i kryetari të Kuvendit, Talat Xhaferi./Telegrafi/