LAJMI I FUNDIT:

Me siguri e përdorni gabimisht! E dini saktësisht përse shërbejnë dy anë të ndryshme të çekiçit të mishit?

Me siguri e përdorni gabimisht! E dini saktësisht përse shërbejnë dy anë të ndryshme të çekiçit të mishit?

Përgatitja e mishit me çekiç me siguri është pjesa më argëtuese e fërgimit, madje gjithmonë

Çdo çekiç i mishit i ka së paku dy anë, njëra është e dendur me dhëmbëza të imët, ndërkaq tjetra është diç më e lëmuar me valë të mëdha, transmeton Telegrafi.


A keni pyetur ndonjëherë përse saktësisht shërben secila anë?

Duhet ta pranoni që përgatitja e mishit është një ndër pjesët më argëtuese të kuzhinës, mirëpo është e mirëseardhur që të hiqni qafe stresin kur jeni të zemëruar apo të hidhëruar.

Pos që do t’ju ndihmojë që të përmirësoni gjendjen tuaj shpirtërore, mishi i cili është i përgatitur mirë me çekiç është shumë më i shijshëm sesa ai i cili nuk është i përgatitur me çekiç. Prandaj është me rëndësi të dini përse saktë përdoret secila anë.

Me siguri më shpesh e përdorni anën e imët, mirëpo ajo nuk është e dedikuar bash për përpunimin e mishit.

Pikërisht, sipërfaqja e lëmuar e çekiçit është pjesa e cila do të duhej të përdorej më së shpeshti, sepse ajo shërben që ta rrafshoni sipërfaqen e mishit të pulës, fetave dhe bërxollave.

Me të gjithashtu duhet të holloni trashësinë e mishit që të piqet apo të fërgohet njësoj.

Pjesa tjetër e çekiçit e cila ka dhëmbëza të imët përdoret që t’i zbutni pjesët me dej të mishit.

Ato dhëmbëza të imët shkatërrojnë fibrat të cilat mishin e bëjnë të fortë, dhe kështu mishin e bëjnë ushqim më të lehtë dhe më të shijshëm.

Përveç kësaj, mishi i cili është i përgatitur me këtë anë të çekiçit, më shpejt dhe më mirë merr marinadën, sepse ajo më lehtë mund të kalojë nëpër proteinat e forta. /Telegrafi/