Kjo ishte ndeshja e parë e trajnerit të ri, Marjan Ilevskit, në krye të Prishtinës, teksa debutoi edhe dy përforcimet e reja, Nikola Vucurovic dhe Nate Bowie.

Çereku i parë shkoi mirë për bardhekaltërit duke e përmbyllur me tre pikë epërsi 19-22, mirëpo në çerekun e dytë e humbën kontrollin e lojës duke i lejuar kështu rumunët që të përfitojnë dhe ta mbyllin pjesën e parë me tetë pikë disavantazh, 46-38.


Edhe çereku i tretë ishte i njëjtë me të dytin, ku përsëri vendasit kontrolluan lojën pothuajse në tërësi, ndërsa Hulls me një trepikësh në sekondat e fundit e ngushtoi disavantazhin në 15 pikë, 71-56, për t’i dhënë motiv skuadrës për fundin e ndeshjes.

Në periodën e fundit bardhekaltërit nuk arritën të bënin asgjë, ndërsa basketbollistët e Craiovas u ndezën më shumë dhe arritën t’ia shkaktojnë humbjen më të thellë Sigal Prishtinës në Ligën Ballkanike me 18 pikë epërsi, 101-83.

Djordje Micic dhe Marko Boltic ishin më të dalluarit te vendësit me nga 19 pikë, ndërsa për Prishtinën më i miri ishte Edin Bavcic me 20 pikë.

Sigal Prishtina pas kësaj humbjeje zbret në pozitën e tretë me 11 pikë, dy më pak se Kozuvi që gjendet në pozitën e parë, ndërsa Craiova mbetet në pozitën e katërt me 8 pikë. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app