LAJMI I FUNDIT:

Si t’ia ktheni argjendit shkëlqimin fillestar me vetëm tre përbërës

Si t’ia ktheni argjendit shkëlqimin fillestar me vetëm tre përbërës

Stolitë e vjetra do të bëhen si të reja

Stolitë e argjendta janë një dhuratë e zakonshme.


Jo vetëm që argjendi është i bukur dhe cilësor, por është i përshtatshëm për çdo rast.

Argjendi mund të paraqesë një pjesë efektive të stolive për solemnitete të ndryshme, mirëpo është pjesë e cila do të bartet edhe në raste të tjera, transmeton Telegrafi.

Me kalimin e kohës, argjendi humb ngjyrën e tij të dallueshme, mirëpo, fatmirësisht, në një mënyrë shumë të thjeshtë, shkëlqimi mund t’i kthehet.

E gjitha që ju nevojitet janë: folie alumini, ujë i valuar dhe sodë bikarbonati.

Thjesht vendosni një copë folie në fund të enës dhe në të vendosni stolitë e argjendta të cilat doni t’i pastroni.

Hidhni sodën dhe pastaj ujin.

Të gjithë procedurën mund ta shihni në videon më poshtë:

/Telegrafi/