LAJMI I FUNDIT:

Si të veproni kur fëmija juaj ju akuzon se nuk e doni?

Si të veproni kur fëmija juaj ju akuzon se nuk e doni?
shutterstock

Reagoni nga perspektiva e tyre, jo nga juaja

Agresioni dhe zemërimi janë lajmëtarë të nevojave të paplotësuara dhe sa më gjatë që nevojat të mbeten të paplotësuara – zërat bëhen më të fortë.


Mëmësia është puna më e rëndësishme në botë dhe roli i nënës nuk është aspak i lehtë, sado që është e mbushur me përvoja dhe emocione të bukura.

Rritja dhe edukimi i një fëmije ndonjëherë është më i vështirë se astrofizika dhe gjatë rrugës shpesh të dyja palët mund të lëndohen.

Një nga fjalitë më të vështira për t’u dëgjuar janë pa dyshim: “Mami/Babi, ti nuk më do mua” – në atë moment bota shembet dhe duket se ne kemi dështuar si prindër, sepse nëse fëmija ynë nuk e ndien dashurinë tonë, mbase kemi bërë diçka të gabuar.

Atëherë ne priremi të gabojmë dhe gabimi më i madh që mund të bëjmë është sigurisht vërtetimi i pamjaftueshëm i emocioneve të fëmijës; jemi kaq të fokusuar në trishtimin që ndjejmë, sa shpesh neglizhojmë atë që ndjen fëmija, transmeton Telegrafi.

Si të veproni?

Ne kurrë nuk mund të përjetojmë përvojën e një tjetri, edhe nëse është fëmija ynë. T’i thuash dikujt se ndjenjat e tij janë të gabuara, i thotë se gjithmonë do të ketë dikush që e di më mirë se ata, edhe kur bëhet fjalë për emocionet e tyre.

Ju dëshironi të rritni fëmijë që i besojnë vetes dhe zemrave të tyre; fëmijë që e dinë kur plotësohen nevojat e tyre dhe kur jo, dhe që përpiqen në mënyrë aktive të përmbushen emocionalisht.

Kur i thoni fëmijës tuaj se ai “gabon, sepse mami e do atë deri në hënë”, ju e thoni këtë për të qetësuar zemrën tuaj të dhembur, për t’ju bërë të ndiheni më mirë në praninë e ndjenjave të fëmijës suaj. Zbutja e dhimbjes është një veprim bekimi dhe ka një kohë dhe vend për të qetësuar zemrën tuaj, por jo si përgjigje ndaj deklaratës së fëmijës.

Kur ne i përgjigjemi çdo gjëje që thonë fëmijët tanë, ne duam të sigurohemi që po i përgjigjemi asaj që ata thonë nga këndvështrimi i tyre, jo nga këndvështrimi ynë. Kjo është një punë empatie.

Studimet nga i gjithë spektri psikologjik tregojnë efektet e ndjeshmërisë në shpirtin e njeriut, në marrëdhëniet, dhe natyrisht – në rritjen e fëmijëve. Kur të dashurit tanë simpatizojnë me ne, ne ndihemi të vlefshëm, të respektuar për nevojat dhe ndjenjat tona dhe të pranuar ashtu siç jemi në një moment të caktuar; ne kemi një shans për të zbuluar se kush jemi në të vërtetë, çfarë është e rëndësishme për ne, çfarë na shtyn.

Problemi është se mënyra se si portretizohet dhe përdoret empatia nuk është empati e vërtetë.

Bëjini fëmijës tuaj pyetjet e mëposhtme: “Ti nuk mendon se unë të dua tani, pse, si ndihesh kur i thua vetes se nuk të dua?”, “A ndihesh i frikësuar?”, “A është kjo e para kur ndihesh kështu?”.

Në varësi të moshës dhe komenteve të fëmijës suaj, zbuloni se cila është përvoja e tij dhe diskutoni atë.

Asnjë prind nuk është perfekt: Gjashtë mënyra sesi ata ndikojnë negativisht në rritjen e fëmijëve të tyre
Lexo po ashtu Asnjë prind nuk është perfekt: Gjashtë mënyra sesi ata ndikojnë negativisht në rritjen e fëmijëve të tyre

Mos kini frikë nga fjalët

Njihuni me fëmijën tuaj dhe zemrën e tij. Mos kini frikë nga fjalët e tij dhe mos kini frikë nga ndjenjat e tij, sepse gjithçka që ai po përpiqet të bëjë është t’ju bëjë të ditur se ka disa nevoja të paplotësuara, transmeton Parentsenlight.

Agresioni dhe zemërimi janë lajmëtarë të nevojave të pakënaqura, dhe sa më gjatë që nevojat mbeten të pakënaqura, lajmëtarët bëhen më të fortë. /Telegrafi/