LAJMI I FUNDIT:

Si të trajtoni skuqjen mes kofshëve dhe në zonat intime

Si të trajtoni skuqjen mes kofshëve dhe në zonat intime

Disa tema janë të sikletshme për t’u biseduar me familjen, madje dhe doktorin dhe një prej tyre janë puçrrat e vogla të kuqe mes kofshëve

Ky problem delikat mund të trajtohet dhe në kushte shtëpie, por para se të kalojmë tek trajtimi le të shohim cilët janë shkaktarët e tij:

Djersitja e tepërt: Veçanërisht në mot të nxehtë, mund të përfundoni me skuqje në këto zona.

Fërkimi i tepërt: Nëse vishni të brendshme të ngushta ose jeni mbipeshë, atëherë është fërkimi i tepërt shkak për këto skuqje.

Një infeksion: Shumimi i mikrobeve dhe kërpudhave mund të shkaktojë skuqje dhe puçrra në zonat mes kofshëve. Kujdes me higjienën dhe mos i ndani me të tjerët peshqirët, mbathjet, etj.

Sistem i dobët imunitar: Në disa raste, sistemi i dobët imunitar ju bën të cenueshëm ndaj këtij problemi.

Ju shpesh nuk e dini cila është origjina e këtij problemi, thjesht e ndjeni atë. Keni kruarje, bezdi, dhimbje dhe nuk dukeni mirë estetikisht.

Provoni disa nga këto zgjidhje në shtëpi:

Kompresa të ftohta: Një zgjidhje e shpejtë dhe e mirë. Zhysni një peshqir të vogël në ujë të ftohtë dhe vendoseni në këto zona. Do të ndjeni një lehtësim të menjëhershëm, këshillon Living.

Sodë buke: Është shumë e rëndësishme ta ruani këtë zonë të thatë. Pasi të keni provuar këshillën e kompresave më lart, sigurohuni ta thani zonën duke spërkatur pak sodë buke. Do të largojë kruarjen.

Xhel aloe vera: Siguron një qetësim fantastik të kësaj zone. Para se ta aplikoni në lëkurë, lëreni të ftohet pak në frigorifer. Mos e shpëlani pasi të aplikoni aloe-n. Lëreni xhelin për 15-20 minuta.

Vaj i pemës së çajit (i holluar): Nëse u besoni vajrave esenciale, vaji i pemës së çajit është i duhuri për rastin tuaj. Përzieni disa pika nga ky vaj me një lugë çaji ujë. Ka veti të fuqishme antibakteriale, antikërpudhore, antimikrobiale, etj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori