Epidemia e duhanit është një nga kërcënimet më të mëdha të shëndetit publik që bota ka hasur ndonjëherë, duke vrarë më shumë se 8 milion njerëz në vit në të gjithë botën

M.Sc. Besnik Kadriu
Psikolog klinik/Psikoterapeut
tel. 044 434 324

Më shumë se 7 milion nga ato vdekje janë rezultat i përdorimit të drejtpërdrejtë të duhanit ndërsa rreth 1.2 milion janë rezultat i jo-pirjes së duhanit që janë të ekspozuar ndaj tymit të dorës së dytë (OBSH).

Të njohur me faktet e mjaftueshme mbi efekte e dëmshme dhe për pasojat që lë në organizmin e njeriut konsumatorët e duhanit nuk arrijnë të kenë vullnet dhe forcën e duhur për t’u përballë dhe për ta ndërprerë njëherë e përgjithmonë këtë shprehi jo të mirë.

Edhe reklamimet për sëmundjet serioze tek të cilat ndikon duhani, madje edhe në pako të cigareve nuk mund të ndalojë konsumimin. Duhanpirësit ose i dorëzohet efektit të nikotinës ose me pavetëdije e mbivlerësojnë vetën përball duhanit.

Duhani përmban në vete një numër të madh substancash toksike, prej tyre më e njohura është nikotina. Nikotina është substancë e cila shkakton varësi, pra hyn në grupin e drogave. Kjo bënë që të rritet toleranca dhe të shkurtohet kohën në mes të cigareve.

Prandaj me të drejtë shtrojmë pyetjen se a janë duhanpirësit persona të droguar? Dhe pse kultivimi, tregtimi dhe konsumimi i duhanit nuk është i ndaluar me ligjet aktuale kjo nuk i bënë favor por, vetëm se krijon mundësi më të mëdha dhe lehtësi për të siguruar sasi të mjaftueshme të duhanit personave që konsumojnë.

Një nga vartësitë më të mëdha në kohën të cilën ne jetojmë është vartësia nga duhani. Shpesh personat që konsumojnë duhan tentojnë ta arsyetojnë me faktin se “duhani është antistres, se po i bënë të ndihen mirë”. E sa ja vlen që me të vërtetë personi fut në organizëm mjaft toksina për ta larguar stresin, a e meriton organizmi ta paguaj kaq shtrenjtë menaxhimin e stresit, kur kemi shumë mënyra të tjera me më pak apo fare pa pasoja.

Përveç varësisë që shkakton substanca psikoaktive një element tjetër që ka rëndësi është edhe krijimi i shprehisë.

Po ashtu është argumentuar shkencërisht se personat që konsumojnë duhan janë më të rrezikuar nga depresioni krahasuar me personat të cilët nuk e konsumojnë atë.

Kriza e ndërprerjes (abstineca) së duhanit është shumë e dobët, ndërsa problemin kryesor e përbënë varësia mendore. Kafeja e mëngjesit me një cigare, një cigare pas marrjes së ushqimit, takimi me një mik/mike i shoqëruar me cigare etj., janë disa nga ritet që krijon duhani, prandaj ndërprerja e duhanit bënë që tek personi të shkaktojnë një gjendje të tensionuar.

Si duhet vepruar që të mund ta ndërpritni duhanit pa shumë vështirësi e të jetoni një jetë të shëndetshme?

Në literaturën e kohës mund të gjeni një meny të gjerë e të larmishme rreth mënyrave të ndërprerjes së duhanit. Gjithsesi që shumica për të mos thënë të gjitha prej tyre janë produktive. Në përdorim janë edhe një numër i substancave zëvendësuese për qëllime të ndërprerjes sa më të lehtë të duhanit. Po ashtu, psikologët ofrojnë programe mjaft efektive për trajtimin e personave të motivuar për ndërprerjen e duhanit.

Hapi i parë që duhet ndërmarrë është motivi dhe vendosmëria për ta ndërprerë duhanin.

Kurdo që personi realisht është i motivuar mund të përzgjedh format më të përshtatshme që atij i konvenojnë për një gjë të tillë.

Ne do t’i përmendim disa prej tyre edhe pse numri u tyre është shumë më i madh:

▪ Kërkimi i ndihmës nga psikologu,
▪ Ndryshimi i sjelljeve që lidhen me duhanin,
▪ Ndryshimi i përshtypjes ndaj duhanit,
▪ Metoda averzive,
▪ Zëvendësimi i ritualit (psh. çamçakëz pa sheqer, pemët, etj…),
▪ Aktivitete sportive,
▪ Meditimi, etj…

/Telegrafi/